AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

KPA përjashton nga sistemi i drejtësisë ish-kryegjyqtaren e Korçës, lë në fuqi vendimin e KPK

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ka lëmnë në fuqi vendimin e KPK-së që të shkakrtohet në me vendim të formës së prerë për ish-kryetaren e Gjykatës së Korçë, Entela Priftin.

Në në mbledhjen e sotme, KPA i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ardian Hajdari relator, Ina Rama, Luan Daci, Rezarta Schuetz anëtarë, në mënyrë unanime vendosi Lënien në fuqi të vendimittë KPK dhënë në Tetor të 2018.

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ardian Hajdari relator, Ina Rama, Luan Daci, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.3/2019, datë 11.01.2019, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Entela Prifti, kundër vendimit nr. 69, datë 10.10.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” të ligjit nr.84/2016, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 69, datë 10.10.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Entela Viktor Prifti.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, më datë 02.12.2019, në Tiranë”, thuhet në njoftimin e KPA.

Kujtojmë se Prifti është përballur  rreth një vit më parë me trupën gjykuese të Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Etleva Çitja. Ndërkaq sipas  KPK-së ka zbuluar se deklarimi i pasurisë së saj nuk është i saktë dhe ka fshehje.

Në bazë të shqyrtimit KPK deklaroi se shitja e dy automjeteve të saj nuk pasqyrojnë realitetin, pasi janë shitur disa herë më shtrenjtë. Një tjetër shkelje për Priftin, është fakti që gjatë kohës që ka qenë anëtarë e Shoqatës “Korcarja” që është në kundërshtim me ligjin.

Vettingu, KPK jep vendimin për gjyqtaren Entela Prifti

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *