13:52 | 10/08/2022
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Advertisement
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

EKSKLUZIVE/ “Edi Rama veç në q*ftë nanën e vet, ka me i dhënë 7 milionë euro”. Kapet në audiopërgjim administratori socialist

09:17 | 15/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha, Veç e Shuplakës
0
EKSKLUZIVE/ “Edi Rama veç në q*ftë nanën e vet, ka me i dhënë 7 milionë euro”. Kapet në audiopërgjim administratori socialist

Ngritja e 4 HEC-eve në Kaçinar të Mirditës ka vënë përballë banorët e zonës me firmën ndërtuese e cila e ka marrë prej kohësh lejen e ndërtimit nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Të parët këmbëngulin në mosndërtimin e këtyre HEC-eve pasi grumbullimi i ujërave në kaskadën Kaçinar do t’u zhdukte atyre çdo lloj mundësie për jetesë. Të dytët pretendojnë se qeveria u ka dhënë të drejtën sipas ligjit të ndërtojnë.

Por të paktën prej disa muajsh konflikti ka zbritur në ‘bazë’, tek administratori i Njësisë Administrative Kaçinar, Gjet Shkurti.

Vetëm 2 muaj më parë ky i fundit u kap në audio me disa banorë të zonës teksa i kërcënonte ata për t’u hapur rrugë ndërtimeve të HEC-eve se projekti shkonte në miliona lekë.

“Pasha Zotin njanen ke me e ba, a me hik a me marrë paret (50 mijë euro), vec n’hifsh n’tok”, dëgjohet Shkurti në audio ndërsa banori i përgjigjet: “Ti Gjet s’mundesh me na ba presion”.

Audio u publikua në muajin korrik në Facebook-un e ish-kryeministrit Berisha.

Ndërkohë sot Faxweb.al ka siguruar një tjetër audio ku dëgjohet administratori socialist i Kaçinarit, Gjet Shkurti teksa debaton me një banor të zonës ku i përmend dhe kryeministrin Rama si garanci e ndërtimit të këtyre HEC-eve:

“Veç në q*ftë nanën e vet Edi Rama se ka me i dal zot deri ditën e fundit ose ka me i dhan firmës 7 milionë euro mbrapsht, se i ka dhan firmën për me e bo, trrakk, e di ai“.

Banori (i paidentifikuar) i kërkon ta zgjidhin këtë çështje me Kanun, por sipas administratorit Shkurti shoqëria e ka marrë ‘me shtet’ lejen, çka garanton mospengimin e ndërtimit të HEC-eve në zonë.

Biseda e plotë mes administratorit Gjet Shkurti dhe një banori të zonës:

Administratori: As s’jemi djegur, as s’kemi dalë fare. I dalim zot vetes e harrojmë shtetin, shtetin e lëmë mënjanë, me merremi me punët tona.
Qytetari: Pse nuk e zgjidhni me Kanun punën e ujit atëhere?
Administratori: Se kemi fitu me Kanun (lejen) e kemi fitu me shtet. Por katunit (banorëve të fshatit), duhet me iu përgjigj.
Qytetari: Herë thua Kanun e herë me shtet mor burrë…
Administratori: E ka fitu me shtet (lejen e HEC), dhe ate veç në q*ftë nanën e vet Edi Rama se ka me i dal zot deri ditën e fundit ose ka me i dhanë firmës 7 milionë euro mbrapsht, se i ka dhëne firmën për ta bërë, trrak, e di ai… Ndërsa me zakon e di ai se ka thënë Edi Rama, ajo është toka jote.

Audio ekskluzive:

Kujtojmë se kontrata për ndërtimin e HEC-eve në zonën e Mirditës është firmosur mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Shoqërisë “Shpërdhaza – Energji” shpk. Gjithashtu administratori Gjet Shkurti është nipi i pronarit të “Shperdhaza Energji”, Ndue Shkurti.

Nga ana tjetër odisea e banorëve në mbrojtje të resurseve të tyre natyre vijoi dhe sot ku u shënuan disa incidente në zonën ku është parashikuar ndërtimi i HEC-eve (lexo më shumë).

Gjithashtu mbrëmjen e kaluar një banor i zonës u shoqërua në komisariat dhe u mbajt për disa orë pasi u kishte bërë thirrje banorëve të tjerë të protestonin kundër nisjes së punimeve (lexo).

Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se në asnjë prej 4 HEC-eve të parashikuara në zonën e Mirditës nuk ka nisur puna për ndërtimin e tyre.

Atëherë nëse qeveria nuk i ka ‘mbrojtur krahët’ firmës ndërtuese me klauzola dëmshpërblimi në rast të mosrealizimit të investimit lind pyetja: Pse kryeministri Rama duhet t’i kthejë mbrapsht 7 milionë euro?!

ShareTweetSendShareSend
Pas

Fshehën fëmijën, arrestohen dy persona në Vlorë

Para

Megaoperacioni “LIMIT”, jepen masat e sigurisë. Ja çfarë vendos gjykata për të arrestuarit

Para
Megaoperacioni “LIMIT”, jepen masat e sigurisë. Ja çfarë vendos gjykata për të arrestuarit

Megaoperacioni "LIMIT", jepen masat e sigurisë. Ja çfarë vendos gjykata për të arrestuarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Fax News LIVE







Të Fundit

Fluks vizitash në spitalin e Shkodrës, mjeku i urgjencës: Qindra pacientë në ditë, ka ndikuar dhe ardhja e emigrantëve

“Nuk ka mjetet e duhura”, analiza e REL: Shqipëria i lufton zjarret me pajisje 50 vjet të vjetra

Aksident në rrugën Kardhiq-Sarandë, makina del nga rruga/ Ja shkaku

“Ky nuk është Covid 2.0″/ Ja çfarë thonë shkencëtarët rreth virusit të ri Langya të zbuluar në Kinë

I mori jetën sot fqinjit të tij, autori Klodian Keqi tentoi të vriste një person në vitin 2010 (DETAJET)

“Takim vëllazëror”/ Rama poston foto me Erdogan: Projekte konkrete për dy sfidat kryesore (Postimi)

Vodhi 9 mln lekë në “Exchange”-in ku punonte, arrestohet 34-vjeçarja në Tiranë, në kërkim bashkëpunëtori (EMRI)

“Rruga e vdekur” në Roskovec e lënë në harresë, asnjë investim prej vitesh, banorët të indinjuar

Merret vendimi/ Greqia do të largohet nga korniza mbikëqyrëse ekonomike e BE-së

27-vjeçarja shqiptare vetëvritet në burgun italian, gjyqtari kërkon falje gjatë funeralit

© Copyright 2022, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by wearedope.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2022, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by wearedope.com.