07:39 | 29/01/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Zonë totalisht e harruar”, Çuçi i përgjigjet Bashës: Janë akomoduar në hotele Hëna, Nadirja, Agimi…

17:02 | 03/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Zonë totalisht e harruar”, Çuçi i përgjigjet Bashës: Janë akomoduar në hotele Hëna, Nadirja, Agimi…

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi gjatë ditës së sotme nga Sukthi ku ishte duke vëzhguar nga afër dëmet e tërmetit të datës 26 Nëntor, se në këtë zonë vihet re dukshëm prezenca e autoriteteve shtetërore për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të prekur.

“Kjo zonë është totalisht e harruar, ju ftoj të shkoni deri në Ishëm, në Manëz, në Kameras, në Armathë, dhe kam parë me sytë e mi dëme të jashtëzakonshme, 9 në 10 shtëpi janë të pajetueshme”, tha Basha.

Ndërkohë ka reaguar për këtë çështje edhe Drejtuesi qendror i zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi, i cili shprehet se inspektoi pasditen e së martës punën e grupeve të verifikimit të dëmeve nga tërmeti në zonën e Sukthit.

Në reagimin për mediat Çuçi tha se të gjithë banorët e dalë të pastrehë në zonën e Sukthit janë akomoduar në hotele që ditën e parë kur nisi ky proces.

Ministri Çuçi tha se të gjithë banorët e dalë të pastrehë në zonën e Sukthit janë akomoduar në hotele që ditën e parë kur nisi ky process.

“Sapo u takuam me një grup ekspertësh të huaj dhe vendas që po inspektojnë banesat në këtë zonë. Përfitoj nga rasti të them dhe njëherë se grupet e vlerësimit dhe vëmendja e Shtabit të Emergjencave e pushtetit vendor është në çdo zonë të prekur nga tërmeti. Dua të përgënjeshtroj çdo zë që thotë se nuk është bërë asgjë në Sukth. Vetëm nga Sukthi sot që flasim kemi 250 persona që janë akomoduar në hotele. Për të qenë sa më bindës unë po ju lexoj disa prej emrave që janë akomoduar në hotele që ditën e parë kur nisi akomodimi:

Agim Kanina
Denada Kasa
Klajdi Laho
Natasha Laho
Hëna Kasa
Nadire Shehu
Arjana Shehu

E me radhë këto janë banorë të sukthit të akomoduar për njerëzit të cilëve u janë dëmtuar shtëpitë. I gjithë shteti është në këmbë për t’iu përgjigjur çdo nevoje. Ju lutem spektaktorëve nëse nuk na japin një dorë të paktën të mos na rrinë nëpër këmbë”, u shpreh ministri Çuçi.

Çuçi tha se në këtë zonë ka prezencë në terren grupe ekspertësh  të huaj dhe shqiptarë të cilët po inspektojnë të gjithë banesat e dëmtuara në njësinë administrative të Sukthit.

Ministri Çuçi tha se të gjithë banorët e dalë të pastrehë në zonën e Sukthit janë akomoduar në hotele që ditën e parë kur nisi ky process.

Nga ana tjetër ai ka garantuar çdo banor të kësaj zone se vëmendja e grupeve të vlerësimit dhe e shtabit është e gjitha tek ata.

Sipas tij, Në zonën e Sukthit aktualisht janë ekspertë grekë dhe shqiptarë që po punojnë për vlerësimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Bledi Cucilulzim bashatermeti
Pas

“Shpikja e shekullit”/ Gati sistemi që parashikon tërmetet 4 orë përpara, testimi në një vend të Ballkanit

Para

Zbulohet dokumenti/ Pse Agron Tufa kërkon azil politik në Zvicër

Para
Shtrëngoi duart me Spartak Brahon, flet në Fax News Agron Tufa: Më zgjati dorën, jemi kundërshtarë por…

Zbulohet dokumenti/ Pse Agron Tufa kërkon azil politik në Zvicër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

Vranësira dhe kthjellime, temperaturat shkojnë deri në -8 gradë, moti për sot

Pse erdhi mbiprodhimi në vitin 2022?

Pse ndryshon pesha e trupit gjatë ditës?

Horoskopi për ditën e sotme, 29 janar 2023

Presidenti Joe Biden reagon në lidhje me vrasjen e të riut nga policia: Pamjet i zemërojnë njerëzit por nuk duhet përdorur dhunë

Hyri vetëm një javë më parë, Xhonatani del nga shtëpia e Big Brother Vip si më pak i preferuar nga publiku

VIDEO/ Ronaldo shkon në restorantin luksoz në Arabinë Saudite, habit të pranishmit me gjestin e tij

“Vuçiç ka politikë të dobët”, ish-presidenti serb Tadiç kritikon atë aktual: Ka humbur me Kosovën

Donald Trump çel fushatën për zgjedhjet presidenciale 2024

“Bakshish edhe për një biskotë”, konsumatorët në SHBA të zhgënjyer nga kultura e shpërblimit të detyruar

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.