Kreu i PD-së Lulzim Basha ka komunikuar sot me gazetarët nga Sukthi, teksa tha se gjendja e banorëve në dhjetra fshatra është shumë shqetësuese, pasi asnjë ndihmë nga qeveria nuk ka mbërritur në zona të thella.
Basha tha se gjendja në kampin e Manzës është alarmante, pasi ka fëmijë të vegjël dhe të moshuar që jetojnë mes llucës.
“Kjo zonë është totalisht e harruar, ju ftoj të shkoni deri në Ishëm, në Manëz, në Kameras, në Armathë, dhe kam parë me sytë e mi dëme të jashtëzakonshme, 9 në 10 shtëpi janë të pajetueshme.
Ju falenderoj për punën e jashtëzakonshme që keni bërë, nuk ka shkuar askush që tiu thojë një sqarim nëse duhet të rrinë apo jo në banesat e tyre. Kjo është gjendje emergjence totale.
Në kampin e Manzës është një batërdi e vërtetë, ku foshnjat qendrojnë në mes të baltës. Nuk ka asnjë arsye se pse fëmijët të qëndrojnë në lluc, kur ka shkolla dhe çerdhe që janë konstatuar pa probleme. Nuk mund të qendrojnë në çadra, sa kohë që ka mundësi për kontenierë.
Ankohen për seleksionime, pasi ka njerëz që nuk kanë marrë asgjë, ankesat janë masive, dhe po ua them se kam qenë atje para jush. Nuk duhet të presin që të vi unë këtu, dhe të sjellin dy makina me ndihma”, tha Basha.
Ndërkohë kryedemokrati u shpreh më tej se plani i opozitës që të ketë sa më shumë inxhinierë në terren, tashmë është bërë i ditur, pasi kjo do të sillte një përshpejtim të të gjithë procesit të evidendimit të dëmeve.
Basha tha se duhet që të kemi sa më shpejt një faturë të dëmeve që ka lënë pas kjo fatkeqësi natyrore, ndërsa rikëmbënguli se duhet të ketë një kalim të fondeve që ishin parashikuar për oligarkët, për këtë situatë emergjente.
“Duket që ka një paralizë totale, kemi propozura tre pika, për të gjithë ata që duan të dëgjojnë. Janë gati 500 inxjhinierë që të përshpejtojnë procesin e rivlerësimit të dëmeve, njerëzit duhet të jenë të qartë nëse duhet të kthehen ose jo në banesat e tyre.
Prandaj përdorimi i këtyre ekspertëve, që i kemi në vendin tonë, që janë shprehur të gatshëm që të ndihmojnë në mënyrë vullnetare, duhet të shfrytëzohet. Kjo nuk do të thotë se pse i mblodha unë, të mos merret ndihma e tyre, të orgamnizohet në terren këta inxhinierë, këtë më kanë kërkuar sot njerëzit.
Angazhimi i këtyre njerëzve do ti jepte më shumë siguri qytetarëve, dhe do ti jepte më shumë transaparencë qytetarëve. Sa është dëmi në të gjithë vendin, dhe sa është dëmi në secilën shtëpi.
Pastaj vjen faza tjetër, propozimi ynë është iu qartë që 150 milionë dollarët që do iu jepen 10 oligarkëve të anulohen, me fuqinë që e jep ligji, në një situatë të fatkeqësive natyrore. Këto para të çohen sa më shpejt te njerëzit në nevojë. Ju siguroj që ajo që shohim tek pallatet është e dhimbshme, por ama është goditur një zonë shumë e madhe dhe e fshatrave. Sot është mbushur java e tragjedisë së tërmetit, është e dhimshme dhe alarmante, si në klëto zona nuk ka ardhur asnjë përfaqësues i shtetit.
Duhen alokuar sa më shpejt fondet për njerëzit në nevojë, ka foshnje 1 muajshe, që jeton prej tre netësh në makinës. Nuk është çështje bamirësie, është çështje strukturore”, tha Basha.
Ndërkohë kreu i opozitës foli dhe për shembjen e shpejtë që iu është bërë disa objekteve të dëmtuara, duke thënë se kjo po bëhet me qëllimin e vetëm për të prishur provat.
“Shembja e shpejtë e objekteve është kriminale, duhet të ketë një studim se pse ka ndodhur kjo, betoni flet, tregon gjithçka që nga zbatimi i projekteve, duhet studiuar çdo objekt. Janë 51 njerëz që janë futur në thellë, nuk mund të kalojë pa përgjigjësi e gjitha kjo, duhet të ketë një përpjekje minimale për të shpëtuar orenditë, pa rrezikuar njerëzit”.
Ndërkohë që lidhur me punën e bërë derimë tani nga ana e Prokurorisë, Basha u shpreh: Gjithë fokusi im është të ndihmojmë njerëzit, Prokuroria të bëjë detyrën, në rast se prokuroria kthehet në vegël, atëherë është një problem i saj. Thirrja ime është të jemi sa më pranë njerëzve, dukshëm ka më pak vlerësuar sesa janë nevojat.
(E.K/Faxweb.al)