Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Vendimi i Bashkisë Lezhë për qiratë 1-vjeçare për të prekurit nga tërmeti, irritohet këshilltari: Guxim i tepruar kush e ka ndërmarrë këtë hap

Bashkia e Lezhës ka marrë një vendim qarkullues që për të gjitha familjet e prekura nga tërmeti në këtë qytet, do të paguhet qiraja 1-vjeçare.

Burimet i thanë “FaxNews” se për një vendim të tillë nuk është zhvilluar një mbledhje, gjë që ka shkaktuar irritimin e këshilltarit Agostin Marku. Në rrjetet sociale ai e quajti guxim të tepruar këtë vendimmarrje pa bërë një mbledhje.

“Si rezultat i situatës së krijuar nga tërmeti i 26 Nëntorit mblidhen në mënyrë permanente Këshilli i Bashkisë Tiranë e Durrës dhe marrin vendime të rëndësishme. Këshilli i Bashkisë Lezhë anulon mbledhjen që kishte të planifikuar me 27 Nëntor dhe deri sot nuk ka zhvilluar asnjë mbledhje. Nga media çuditërisht mësoj se është shpallur një vendim me datë 06.12.2019, sikur është vendim i mbledhjes së Këshillit të Bashkisë.

Guxim i tepruar i kujtdo që e ka ndërmarrë një hap të tillë për t’u shprehur në emër të një organi vendimarrës siç është Këshilli. Ruajna zot nga veprime të pazakonta në një situatë të jashtezakonshme në Lezhë!!!”, tha Agostin Marku.

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *