Të gjitha familjet në Lezhë të cilave iu shkatërrua banesa nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit do të përfitojnë pagesën e plotë të qirasë për një vit.
Ky ka qenë vendimi qarkullues i Bashkisë së Lezhës, pasi burime bëjnë me dije për Fax Neës se nuk ka pasur një mbledhje të Këshillit Bashkiak për këtë çështje.
Sekretarja e keshillit bashkiak Florida Çunaj (Zyberi), është shprehur se nuk ka pasur një mbledhje të Këshillit, dhe vendimi për qiratë është marrë me vendim qarkullues.
“Nuk jam lajmeruar per nje mbledhje të tillë!”, është shprehur një prej anëtarëve të Këshillit Bashkiak në Lezhë, dhe ka shtuar që prej vitesh ishte hequr si koncept marrja e vendimit qarkullues.
Çfarë përfitojnë banorët e prekur nga tërmeti:
- Përfitojnë pagesën e plotë të qirasë për një periudhë 1-vjeçare, sipas vlerës së tregut të lirë, të gjitha familjet, banesat e të cilave janë dëmtuar si rezultat i tërmetit të datës 26.11.2019 dhe nga akt konstatimet e hartuara nga grupet e inxhinierëve të inspektimit është arritur në konkluzionet për evakuimin e tyre nga këto banesa.
2.Vlera e pagesës së qirasë mujore është në masën 100% të vlerës së qirasë, sipas përcaktimit të bërë në pikën 3 të këtij vendimi.
3.Vlera e pagesës së apartamentit është sipas vlerës së qirasë së tregut të lirë sipas strukturave përkatëse të apartamenteve:
a) Qiraja për strukturën e apartamentit për 1+1 është 10.000 lekë
b) Qiraja për strukturën e apartamentit për 2+1 është 14.000 lekë
c) Qiraja për strukturën e apartamentit për 3+1 është 18.000 lekë
- Familjet që aplikojnë për përfitimin e pagesës së qirasë sipas këtij vendimi duhet të depozitojnë pranë zyrës së një ndalesë në Bashkinë e Lezhës, dokumentacionin:a) Formularin e aplikimit, i cili gjendet pranë Bashkisë Lezhë sipas formatit të bashkëlidhur të këtij vendimi. b) Akti i konstatimit të gjendjes fizike të objektit