Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

U kapën me një sasi të madhe droge, kush janë 6 të arrestuarit në Memaliaj, mes tyre një femër (Emrat)

Faxweb.al ka mësuar emrat e personave që u arrestuan gjatë aksionit të policisë së Gjirokastër, kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, ku u sekuestrua një sasi prej 103 kilogramësh lëndë narkotike, në fshatin Vasjar të Memaliajt.

Burime të besueshme nga Policia e Gjirokastrës konfirmojnë se janë vënë në pranga autorët e dyshuar, të cilët janë 6:

Ramiz Jahaj nga Vlora

Mikel Ziflaj nga Memaliaj

Leonidha Kociaj nga Mallakastra

Sefer Dukaj nga Vlora

Matjana Betaj nga Memaliaj

Ervin Saka nga Vlora

Kujtojmë se pak ditë më parë në një operacion anti-drogë gjatë kontrollit të banesës së shtetase Marsida Piperi dhe bashkjetuesit të saj Fatoj Deda u sekuestruan 7 pako lënë narkotike cannabis sativa, të llojit cokollatë.

Bëhet e ditur se këto shtetas prej disa kohësh kanë qenë në hetim.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Sekuestrohen 103 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva dhe një armë zjarri pistoletë.

Arrestohen në flagrancë 6 shtetas dhe një tjetër shpallet në kërkim.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe të Stacionit të Policisë Memaliaj, organizuan dhe finalizuan operacionin “Vasjari”, ku si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit :
R. J., 45 vjeç, banues në Vlorë;
M. Z., 26 vjeç, banues në fshatin Amanikaj, Memaliaj;
L. K., 55 vjeç, banues në Mallakastër;
S. D., 30 vjeç, banues në Vlorë;
M. B., 20 vjeç, banues në fshatin Vasjar, Memaliaj dhe
E. S., 30 vjeç, banues në Memaliaj.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe një shtetas tjetër.

Këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin në vendin e quajtur Mogila, në një banesë të pabanuar po përpunonin dhe paketonin 103 kg lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, me qëllim transportimin në drejtim të qytetit të Vlorës.Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, një armë zjarri pistoletë TT, 3 automjete, 11 telefona celularë, një peshore mekanike, një sasi parash dhe numra të ndryshëm telefonash.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *