Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

U ‘dëbua’ nga Presidenti, Borchardt mbërrin në zyrën e Lulzim Bashës

Krerët e partive aleate të PD-së kanë mbërritur në zyrën e Lulzim Bashës ku po bisedojnë lidhur me qëndrimet që do të mbajnë ditën e nesërme me presidentin Ilir Meta.

Nga ana tjetër, mësohet se në këtë takim do të diskutohet edhe për reformën zgjedhore ku disa ekspertë do të prezantojnë sugjerimet e tyre për votimin dhe numërimin elektronik. Gjithashtu një nga temat kryesore ësht% edhe financimi i partive politke dhe rregullat e fushatës elektorale.

Mësohet se në takimin e sotëm ku përfshihen krerë partish dhe përfaqësues ndërkombëtar, ekspertë, synohet të arrihet një gjuhë e përbashkët lidhur me propozimet që do të bëjë opozita në tryezën e Reformës Zgjedhore.

Në zyrën e Lulzim Bashës ka mbërritur edhe delegacioni i OSBE-së, por ndryshe nga sa ndodhi në Presdidencë ku ambasadori Bernd Borchardt nuk u lejua të futej në zyrën e Metës, diplomati është parë të futet mbrëmjen e sotme në zyrën e Bashës.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *