AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Meta nuk lejon Borchardt t’i futet në zyrë, delegacioni i OSBE-së pritet në Presidencë pa ambasadorin

Presidenti Ilir Meta ka dërguar një letër pranë OSBE-së ku deklaron se ambasadori i saj në Shqipëri, Bernd Borchardt është i padëshiruar në Presidencë, ndërsa ditën e sotme raportohet se këtij të  fundit, i është refuzuar ditën e sotme hyrja në zyrën e Kreut të Shtetit.

Ndërkohë që delegacioni i OSBE-së në Shqipëri ka mbërritur në ambientet e Presidencës, Borchardt është parë që ka kthyer mbrapsht ndërsa mësohet se nuk është lejuar të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Meta për të diskutuar në lidhje me situatën politike.

Sipas arsyetimit të Metës në letrën dërguar zyrës qëndrore të OSBE-së, thuhet se Borchardt vuri në diskutim dekretin e tij për zgjedhjet e 30 qershorit, ndërkohë që një tjetër kritikë që ka adresuar është ngiritja e gishtit nga ana e ambasadorit ndaj protestuesve të Unazës së re para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *