Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

U arrestua për vrasjen e kushëririt në Shkodër, zbardhet dëshmia e 26-vjeçarit; Çfarë tha në polici

Është zbardhur dëshmia e 26-vjeçarit Marash Arraj, i cili është arrestuar dje pasi dyshohet se pak ditë më parë vrau me armë zjarri kushëririn e tij Lazër Arraj.

Fax News raporton se gjatë dëshmisë së tij para oficerëve të policisë gjyqësore, ai ka mohuar akuzat duke e mohuar vrasjen dhe duke deklaruar se nuk është ai autori i aktit të rëndë.

Ai ka deklaruar në polici se “rreth orës 10 ka degjuar dy krisma, ndërkohë që bashkë me të atin dhe të vellain kanë dalë për të parë dhe aty kanë gjetur kushëririn e tyre të vrarë.”

Policia ka gjetur dy gezhoja automatiku në tokë, ndërkohë që plagët e gjetura në trupin e viktimës tregojnë se ai është qëlluar nga pas pasi dy plagët janë në pjesen e shpinës së viktimës.

Ndërkohë mësohet se familjarët e Marash Arrajt kanë qenë në varrimin e 55-vjeçarit.

Një ditë më parë policia bëri me dije se kjo ngjarje dyshohet të ketë ndodhur për shkak të konflikteve të mëparshme mes familjeve.

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *