Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Foto+Video/ Vrasja e 55-vjeçarit në Dukagjin, policia blindon fshatin, misteri mbi autorët

Vrasja e 55-vjeçarit Lazer Arraj në fshatin Palaj të Dukagjinit është ende e rrethuar me mister, për shkak se deri tani policia nuk ka konfirmuar asnjë pistë që lidhet me hetimet.

Arraj u gjet i vdekur në zonën e thellë malore gjatë mesditës së djeshme, ndërsa kanë qenë dy plumba në trup ata që i kanë marrë jetën.

Siç shihet dhe në pamjet e siguruara nga Fax News, vendi ku ka ndodhur ngjarja është shumë i thellë, dhe as që mund të flitet për pamje filmike që të bëjnë të mundur identifikimin dhe më pas arrestimin e autorëve.

Pas ngjarjes së rëndë policia ka blinduar fshatin për të zbuluar misterin e vrasjes, po deri tani nuk ka ende detaje që mund të çojnë drejt autorëve.

Lazër Arraj u gjet i vdekur nga nipërit e tij, ndërsa mësohet se ishte duke u kthyer për në Shkodër, ku ka edhe vendbanimin, ndërsa në fshat kishte qenë për të grumbulluar zahiretë e dimrit.

Policia ka marrë në pyetje familjarët e Arrajt të cilët përjashtojnë se 55-vjeçari të jetë vrarë për hakmarrje. Sipas tyre mund të kemi një vrasje të ndodhur pas një konflikti të çastit.

(E.K/Faxweb.al)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *