Biznesmeni Gjergj Luca ka dhënë një deklaratë pas përplasjes fizike që pati ditën e sotme me kandidatin e Partisë Demokratike në Elbasan, Luçiano Boçi.
Luca pretendon se sherrin e nisi Boçi i cili i ka shkuar pranë biznesit të tij dhe ka provokuar disa herë. Biznesmeni e quan Boçin një rrugaç dhe e akuzon që i ka vjedhur telefonin, që i ra në tokë gjatë përplasjes.
Ai ndër të tjera u pyet edhe për plagët e Luciano Boçit, duke u shprehur se po të tregojë ai plagët e tij, atëherë gazetarëve do t’i bjerë telefoni në tokë.
“Rozafa i kërkoi bashkia të bëjë një investim. Shkollën e piktori, ata nxorën njerëz për të bllokuar rrugën. Erdhën me parulla 2-3 hera te dera dhe si kam thënë asnjë llaf. Erdhi provokoi, shau. Unë isha duke pirë kafe. Më provokoi. Boci është rrugac. Më e bukura është që më ka grabit dhe telefonin. Më ka rënë telefoni në tokë. Ishalla policia i ka morë kamerat dhe ta zbardhë. Më ka morë dhe telefonin. Edjhe kamarieri që ka qenë aty e ka parë që ma ka marrë telefonin. Për zotin, unë kam një shenjë që me ta kallxu ty do iu binte telefoni në shesh,” tha Luca.
Ditën e sotme një përplasje fizike ndodhi mes Lucës dhe Boçit, me këtë të fundit që denoncon kërcënimet me jetë që ka marrë nga Luca. Me shenja në qafë, kandidati i PD-së tregoi se sherri nisi teksa ky i fundit po zhvillonte takime me disa biznese ne Elbasan.
(E.H/Faxweb.al)