Kandidati për deputeti i Partisë Demokratike në Elbasan, Luçiano Boçi ka treguar si ndodhi perplasja me biznesmenin Gjergj Luca ditën e sotme.
Boçi thotë se biznesmeni e ka kërcënuar me jetë dhe se përplasja filloi teksa ai po takohej me disa biznese në zonën e Elbasanit.
Boçi shton më tej, se biznesmeni i është afruar duke e sharë, ndërkohë ai sqaron se më pas i është drejtuar organeve ligjzbatuese.
Sipas Boçit, socialistët janë të frikësuar nga humbja në 25 prill. Ai gjithashtu thotë se Luca është një person i cili njihet për përplasjet në zonën e Labinotit.
“Agresion me motive politike. Të majtët janë në panik, të frikësuar nga humbja. Isha në një takim elektoral në Labinot, Ku z.Luca ka disa biznese. Kisha një takim me demokratët dhe ai është afruar duke më ofenduar dhe më pas ka pasur një përplasje fizike. Gjate përplasjes me ka kërcenuar me jetë. Menjëherë pas incidentit i jam drejtuar organeve ligjzbatuese për të kryer procedurat.
Me datë 25 prill do t’i zbresim nga froni banditat. Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e banditave. Unë kam bërë hapat e parë ligjor për denoncimin. Është në përgjegjësinë e prokurorisë për të ndjekur hapat e tjerë. Hapa duhet të reflektojnë qëndrimet e institucioneve të drejtësisë ndaj padrejtësisë qofshin politike dhe jo politike në rastet kur dhe kjo përplasje është toleruar.
Luca ka histori të pasur përplasjesh në Labinot dhe grabitjet, edhe nuk i ka hyrë gjemb në këmbë. Normal se i duket vetja trim, i duket vetja i mbështetur nga kryeministri, por këta trima pas datës 25 do të jenë ata frikacakët qëe do t’i luten njerëzve për mëshirë,” ka thënë Boçi.
Ditën e sotme, kandidati i PD-së për Elbasanin, Luçiano Boçi dhe biznesmeni Gjergj Luça janë përplasur në qytetin e Elbasanit teksa Boçi po takohej me disa demokratë të zonës.
(E.H/Faxweb.al)