AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Shengen Ballkanik”, flet ish-ministri i Jashtëm Tritan Shehu: Po na e shesin Beogradin si Brukseli, është absurde

Ish kryeministri ministri i Jashtëm Tritan Shehu i ftuar në Fax News foli për takimin e zhvilluar nga kryeministri Edi Rama ndërmjet presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin maqedonas Zoran Zaev në Novi Sad në Serbi, në kuadër të një samiti të 3 vendeve të Ballkanit Perëndimor për bashkëpunim ekonomik rajonal dhe lëvizje të lirë.

Rama e cilësoi këtë bashkëpunim si “Shengen të Ballkanit, deri sa BE të na përqafojë”. Por sipas Shehut të flasësh për Shengen, është absurde, pasi bie ndesh me dëshirën për intergimin e vendit tonë drejt BE-së.

Sipas Shehut, ky pakt shkon në interes të Serbisë duke kthyer si lider në rajon dhe tashmë qeveria kërkon ta shesë Beogradin si Brukseli. Kjo gjë sipas Shehut bie ndesh me interesat tona kombëtare, por edhe dëmton Kosovën pasi do ta izolojë.

“Po krijojnë një zonë tjetër jashtë Bashkimit Europian. Të flasësh për Shengen është një absurditet i tërë. Komplet kjo fjalë nuk shkon, por është një gjë paradoksale. Po të shohësh deklaratën e sotme, ishte e mbushur me absurditet. U futën në një mentalitet tjetër.

Pra këkresa dhe tentativa për të bërë sot, për të lidhur dhe për të futur këtë koncept na rajonin tonë bie ndesh me dëshirën për intergimin në BE. Duhet të punojnë fuqishëm, për të përmbushur standardet e Bashkimit Europian. Kërkohet të shitet Beogradi si Brukseli!

Gjithë kjo lidhet me një teori të vjetër serbe, për të krijuar një Minijugosllovaki apo një Jugosllavi të re. Me idenë e të cilëve ndërrojnë teorinë se nuk mund të ketë një ballkan stabël pa rolin qendror të Serbisë.

Po të shikosh qartësisht këtë element, përmblidhet me një rrugë thellësisht të dështuar nga politika e jashtme shqipatre. Deri në vitin 2013 pozitat e Shqipërisë ishin të parat për stabilitetin në rajon. Si pasojë e një politikë të thellë absurde, u tërhoqem nga pozicioni lider dhe ja dhuruam këtë rol Vuçiçit dhe Serbisë.

Roli i vendit tonë është zhvlerësuar dhe nuk ka shumë interes për Shqipërinë dhe këtë e ka krijuar kjo qeverisje. Kjo marrëveshje shkon thellësisht në favor të Serbisë duke dëmtuar tregtinë shqiptare dhe duke u bazuar tek gjëja më e dukshme e kësaj, tek izolimi i Kosovës. Kufiiri Shqipri-Kosovë do të vijë duke u zeruar si pjesë e Bashkimit Europian.

Krijimi i këtij Shengeni bën lider Serbinë dhe shkon parimisht me interesat e atyre që duan ta mbajnë rajonin jashtë BE. Mënyra boshe e paraqitjes së materialit, unë e shoh si një veprim të thellë që bie ndesh me interesat tona, por edhe të rajonit. Është një nga gabimet më të mëdhaja antikombëtare dhe në kundërshtim me interesat kombëtare. Por jam i bindur se do të dështojë. Këtu do të bim ndesh me aspiratën e madhe të shqipatrëve, me integrimin në BE. “- u shpreh Shehu.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *