Kryeministri Edi Rama i cili prej dy ditësh po zhvillon një takim me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin maqedonas Zoran Zaev në Novi Sad në Serbi në kuadër të një samiti të 3 vendeve të Ballkanit Perëndimor për bashkëpunim ekonomik rajonal dhe lëvizje të lirë.
“Ne jemi të gjithë bashkë këtu pasi na ka mbledhur nevoja për të rritur ekonominë, ulur papunësinë, nevoja për të përmirësuar kushtet e jetesës së gjithë qytetarëve, shpejtësinë e shkëmbimeve dhe për të garantuar liritë që janë në bazë të filozofisë së BE-së“, tha Rama në fjalën e tij duke theksuar se ky samit është mbledhur pa nevojën e një kujdestari nga BE.
“Miqtë tanë evropianë duan të drejtën e copyright kur them Shengen, ska problem do ti gjejmë një emër tjetër.
Nuk do të presim në funksion të atyre pjesëve të planit të përbashkët në kuadër të procesit të Berlinit, do të ecim përpara dhe do bëjmë gjithcka na takon që kjo të ndodhë për të gjitha vendet e rajonit“, u shpreh Rama.
Ndërkohë në kë fjalim Rama ka nisur dhe një mesazh për vendet skeptike të BE-së se Shqipëria dhe vendet e rajonit nuk janë fidanishte eksperimentesh.
“Synimi ynnë është të jemi pjesë e BE, po ndërkohë që familja e madhe ka problemet e veta ne nuk mund të jemi peng i së shkuarës apo mosdakordësive të qarta në dëm të fëmijëve që po rriten në të gjithë rajonin.
Kjo nuk është një zonë e kategorisë së dytë dhe në të nuk jetojnë qyteraë të kategorisë së dytë, nuk jemi fidanisht për eksperimente. Do vijojmë deri kur BE të jetë gati të na përqafojë.
Brenda vitit 2021 ky territor nuk do të jetë një aspiratë po një realitet. 3 vendet e tjera janë të mirëpritura qysh në takimin e radhës të në 10 nëntor në Ohër të na bashkohen dhe të gjithë këtu jemi në dispozicion në krijimin e hapësirës së përbashkët. Taksat tona i vendosin parlamentet tanë jo e shkuara“, perfundoi kryeministri shqiptar.
Në fund të takimit 3 liderët takuan duart, si simbol i bashkimit te vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Me interes do të pritet reagimi i qeverisë së Kosovës, të cilën kryeministri shqiptar nuk e përmendi në asnjë moment dhe kur ftoi 3 vendet e tjera të Ballkanit(Kosova, Bosnja Hercegovina dhe Mali i Zi) që mungonin në takimin në Novi Sad të Serbisë.