Demokrat Medinaj qëlloi me thikë bashkëshorten e tij, Irvana Medina, mbrëmjen e sotme duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Sipas burimeve, 29 vjeçari Demokrat Medinaj vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe dyshohet se sherri mes bashkëshorteve ka lindur ne depresion e siper.
Çifti mësohet se ka dy fëmijë nga martesa së bashku, ndërkohë autori i ngjarjes së rëndë u largua me shpejtësi pasi kreun aktin.
“Mendohet që ngjarja ka ndodhur në prani të personave të tjerë të familjes. Këta të fundit kanë telefonuar në nr 127 duke deklaruar se kanë një person të plagosur në shtëpi. Kur ambulanca ka mbërritur ka parë gruan e shtrirë në toke me plagë dhe të pa jetë. Kanë qenë pjesëtarë të stafit të spitalit ata që kane njoftuar policinë e Fierit. Ekspertët kanë gjetur në vendin e ngjarjes mjetin prerës me të cilin 29 vjecari kishte goditur gruan. Thika është lënë ne vendin ku ndodhi krimi ndërsa autori eshte larguar fill pas saj,” raportoi nga fshati Sheq gazetarja e Fax News.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:00 në fshatin “Sheq i Madh” në Fier, ku Demokrat Medinaj goditi me thikë bashkëshorten e tij Irvana Medinaj.
(E.H/Faxweb.al)