Situata në spitalin Infektiv dhe Shefqet Ndroqi, të njohur ndryshe si Covid 1 dhe 2 duket se është drejt përkeqësimit. Numri i pacientëve të shtruar po rritet cdo ditë dhe këtë e tregojnë shifrat e përditësuara nga Ministria e Shëndetësisë.
Mjeku Pëllumb Pipero foli për “Klan” duke treguar se shqetësimi më i madh mbetet vjeshtra, ku pritet të ketë rritje më të madhe të shifrave dhe jo vetëm.
Sipas Piperos, pritet të hapen spitalet Covid 3 dhe 4 pasi shtretërit e programuar për të sëmurët po ezaurohen. Në situatën aktuale, ekspertët e shëndetësisë apelojnë për respektimin e distancës, përdorimin e maskës dhe higjienë të shtuar për të frenuar përhapjen e infeksionit.
Sa i përket jetëve të humbura, Faxweb.al raportoi se deri tani nuk ka asnjë rast suksesi për personat e intubuar.
Në përditësimin e sotëm, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije aktualisht ne spitalin Infektiv po trajtohen 116 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar. Nëse numri i pacientëve që kanë nevojë për shërbim spitalor rritet, atëherë do të hapen dyert e Covid 3 tek ish kirurgjia në QSUT, ku do të jenë 40 shtretër.
Ndërsa spitali Covid 4 një ish ndërtesë e një Universiteti privat që është përshtatur në një ambient spitalor.(A.M/Faxweb.al)