Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Plagosja me armë zjarri në Allias, policia jep njoftimin zyrtar, bashkëshortët në gjendje të rëndë

Policia e Tiranës ka dhënë njoftimin zyrtar për plagosjen me armë zjarri të ndodhur në Allias të Tiranës. Sipas policisë, shtetasit e plagosur janë P. L. Dhe A. L..

Ata janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës, por mësohet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Burri mësohet të jetë i moshës 60-vjeçare dhe sipas burimeve nga Spitali i Traumës, ai ka një plagë në bark.

Ka disa pista hetimi nga ana e policisë, ku nuk përjashtohet konflikti mes bashkëshortëve apo edhe një plagosje.

Gazetari i “FaxNews”, Sokol Dema raporton se çifti merrej me tregti dhe se kanë një vilë.

“Rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka”, në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri çifti i bashkëshortëve shtetasit P. L dhe A.L, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.  Grupi hetimor vijon punën pēr sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia e Tiranës. Ngjarja ka ndodhur brenda banesës së çiftit që ndodhet në rrugën “Njazi Meka”.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *