Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Të shtëna me armë zjarri në mes të Tiranës, plagosen një çift bashkëshortësh

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë.

Burime për “FaxNews” thanë se plagosja ka ndodhur në rrugën “Njazi Meka”.

Drejt vendit të ngjarjes është nisur menjëherë policia, ndërsa nuk dihet ende sesa persona janë konfliktuar apo edhe arsyeja e sherrit.

Rruga “Njazi Meka” ndodhet në Allias, pranë rrugës “Gasper Beltoja”. Deri tani raportohet se të plagosur kanë ngelur një burrë dhe një grua, të cilët janë bashkëshortë me njëri-tjetrin. Ngjarja ka ndodhur në një banesë.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë edhe dy ambulanca, të cilat po transportojnë të plagosurit drejt Spitalit të Traumës.


Fjalët Kyce

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *