Policia ka arrestuar autorin e plagosjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lezhë.
Sandrino Dedgjonaj plagosi me armë shtetasin Ardian Kola.
Kola është pronar i një ambienti në të cilin jep makina me qera dhe mendohet se konflikti ka nisur pikërisht për këtë çështje ku dyshimet paraprake janë se sherri ka nisur për vende parkimi.
“Prej mbrëmjes së djeshme, dhjetëra forca policie, kanë ushtruar kontrolle në disa banesa në fshatin Troshan si dhe kanë krehur e mbajtur të rrethuar zonën e pyllëzuar të fshatit Troshan, zonë në të cilën autori mundi të fshihej pas ngjarjes.
Si pasojë e presionit të kontrolleve dhe rrethimit të zonës së pyllëzuar si dhe falë edhe negociatave që Policia e Lezhës bëri me të afërmit e autorit të dyshuar që ai ti dorëzohej organeve të Drejtësisë, para pak minutash u bë e mundur që në fshatin Troshan, autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi S.D. vjeç 22, ti dorëzohej shërbimeve të policisë,” thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime mëtejshme.