AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Plagosja me armë në Lezhë/ Kush janë i plagosuri dhe autori, dyshimet e para (Foto)

Një ngjarje ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Lezhës ku në afërsi të Katedrales, burime bëjnë me dije se Aleksandër Dedgjonaj ka qëlluar në drejtim të Ardian Kolës ngjarje e ndodhur në biznesin e këtij të fundit.

Kola është pronar i një ambienti në të cilin jep makina me qera dhe mendohet se konflikti ka nisur pikërisht për këtë çështje ku dyshimet paraprake janë se sherri ka nisur për vende parkimi.

Por në rrugë zyrtare ende nuk ka një pistë përfundimtare, ndërkohë që grupi hetimor ka marrë të gjitha materialet që përbëjnë prova për ngjarjen ndërsa Policia është vënë në kërkim të autorit.

Ndërkohë mësohet se dy personat e përfshirë në konfliktin që degjeneroi në përdorimin e armëve, nuk njihen për precedent të mëparshëm penal.

Autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa Ardian Kola ka mbetur iplagosur me dy plumba në këmbë dhe ndodhet në Spitalin Rajonal të Lezhës jahtë rrezikut për jetën.

Mësohet se Dedgjonaj ka një pikë servisi dhe shitje celularësh shumë afër biznesit të Kolës ndërkohë që një pistë që po hetohet është edhe se mund të kenë pasur ndonjë konflikt të hershëm.

Autori është larguar nga vendi i ngjarjes duke përfituar edhe nga errësira për t’iu shmangur kapjes nga policia, ndërsa ai është identifikuar shumë shpejt nga blutë e Lezhës në varësi edhe të personave dëshmitar që kanë ndodhur aty dhe që kanë dhënë dëshmi.

Personi në foto është Ardian Kola, i plagosuri

LEZHE, TE SHTENA ME ARME

Publiée par Fax Web sur Mardi 10 septembre 2019

(F.GJ/FAXWEB)

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *