Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Përplasi rëndë 23-vjeçaren që po ecte në trotuar, Policia arreston Jehon Breçanin

Policia ka arrestuar Jehon Breçanin pas aksidentit të rëndë që ndodhi pasditen e djeshme në zonën e Porcelanit në Tiranë.

Breçani teksa ishte duke udhëtuar me mjetin e tij Benz, humbi drejtimin duke përplasur në trotuar 23-vjeçaren Xhenisa Gega, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: J. B., 19 vjeç, pasi ditën e djeshme në rrugën “Xhanfize Keko”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Xh. G., 24 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton zyrtarisht Policia e Tiranës.

Dyshohet se e reja ka qenë shtatzënë, ndërkohë që dëmtimet më të mëdha i ka pasur në këmbë, ku burimet bëjnë me dije se i është nënshtruar disa operacioneve.

Nuk dihet ende se sa ka qenë shpejtësia me të cilën udhëtonte mjeti i Breçanit, ndërkohë që hetimet për ngjarjen janë duke vijuar.

Gruaja shtatzënë në gjendje të rëndë pas përplasjes duke ecur në trotuar, makina luksoze drejtohet nga djali ish-drejtorit të Policisë (EMRI)

Vijon…

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.