Makina luksoze që përplasi rëndë një grua shtatzënë këtë të enjte në Tiranë drejtohej nga Jehon Breçani, djali i ish-drejtorit të Policisë, Erzen Breçani.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë pasditën e kësaj të enjteje, si pasojë e të cilit është dëmtuar rëndë një shtetase rreth 30 vjeçe.
Në lidhje me ngjarjen në fjalë ka reaguar dhe Policia e Shtetit, e cila bën me dije se është shoqeruar drejtuesi i mjetit, një 19 vjeçar, i cili shkaktoi aksidentin në rrugën “Xhanfize Keko”.
Mësohet se 19 vjeçari i shoqeruar në Polici është djali i Erzen Breçanit, fotot me makina të shtrenjta të së cilit nuk kanë munguar në Instagram as ditën e sotme dhe vetëm pak orë para aksidentit.
(E.H/Faxweb.al)