AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Pamje të rënda/ I mbuluar nga gjaku dhe pa ndjenja, si u gjet nga familjarët biznesmeni në Korçë, thyerje xhamash dhe tavolinash

Erion Çollaku, pronari i një lokali në fshatin Dunicë të Pogradecit, u dhunua mbrëmjen e djeshme nga një grup prej 8 personash, që më parë kishin konsumuar dhe pije alkoolike.

Në pamjet e mëposhtme shihen qartë pasojat e dhunës ndaj 40-vjeçarit, i cili është gjetur i shtrirë në tokë dhe pa ndjenja nga ana e familjarëve. Po ashtu shihen edhe pasojat në xhamat e lokalit, në dyer, si dhe në ambientet e brendshme të biznesit modest të Çollakut.

Në një komunikim për gazetaren e Fax Neës Ledjona Xheladinaj, Çollaku është shprehur se kërkon që ngjarja të zbardhet sa më parë, pasi ai nuk kishte pasur konflikt me asnjë nga personat që e kishin dhunuar.

“Isha në lokalin tim rreth ores 22:00 erdhën tre cuna. Porositën ushqim dhe pije. U konfliktuan me njëri tjetrin dhe më pas u larguan. Unë po largohesha në shpi dhe po mbyllja lokalin. Në atë moment vjen një automjet tip xhip dhe me shkop bejsbolli më rrahën brutalisht. 

Kam goditje në kokë dhe shpatull të nxjerrë. Më thyen xhamat e lokalit. Ishin rreth 8 persona djem të rinj. Kërkoj nga policia të zbardh ngjarjen. Asnje nuk erdhi në vendin e ngjarjes. Unë isha i mbuluar në gjak”, është shprehur Çollaku.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *