Një 40-vjeçar është dhunuar nga 8 persona në lokalin e tij në fshatin Dunicë të Pogradecit.
Burime bëjnë me dije se Erjon Çollaku është dhunuar brenda lokalit të tij nga 8 persona, që më parë kishin konsumuar dhe pije alkoolike.
I dhunuari ka deklaruar se nuk i njihte personat të cilët e dhunuar, ndërsa ndodhet në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.
Nuk ka ende një informacion zyrtar nga ana e policisë së Korçës lidhur me ngjarjen, dhe nuk dihet as nëse ka persona të shoqëruar.