Pas deklaratës së kreut të Partisë Demokratike në Korçë, Andrea Mano se PS ka filluar të blejë vota pas pjesëmarrjes minimale të qytetarëve në zgjedhje, dalin dhe pamjet e para.
Burime bëjnë me dije se ka filluar blerja e votave dhe se një gjë e tiullë duket qartë edhe nga pamjet e mëposhtme.
Biseda:
Qytetari 1: Kush ta dha ata mo? Kush t’i dha mor Vani i Bimes? Po pse s’mi jep edhe mua mor që të shkoj të votojë edhe unë?
Qytetari 3: Po kur votove t’i ore Lani? T’I the që nuk votova?
Qytetari 2 (që mori lekët): Po si nuk votova unë more? A mbush mirë ti mo? A ore tr*p, po si qenka.. fallso duket kjo?
Qytetari 3: Ktheje kështu njëherë kështu?
Qytetari 2(që mori lekët): Çthua kështu…
Qytetari 1: T’i kanë futur falso më duket. Të pathyer ta kanë dhënë. Kush ta dha këtë mo? I biri i kryeplakut thuaj?
Qytetari 2 (që mori lekët): … (Pohon me kokë)
Qytetari 1: Hallall ta bëftë zoti, për këtë më pëlqen.