Kreu i Partisë Demokratike në Korçë, Andrea Mano ka reaguar referuar procesit zgjedhor sot, për të cilin akuzon Partinë Socialiste se po blejnë vota dhe se këto nuk janë zgjedhje por votime.
Pas shifrave të ulta të qytetarëve që kanë marrë pjesë në zgjedhje, Mano shprehet se ka filluar lëvizja e PS-së për të marrë me dhunë qytetarët për të votuar.
Duke dënuar dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve dhe blerjen e votës, Mano ka denoncuar rastin e paprecedentë të blerjes së votës në Ersekë, për të cilën shprehet se vota u ble me 5 mijë lekë të reja dhe se një fakt i tillë është i dokumentuar me prova.
“Ka filluar levizja e PS per te marre me dhune qytetaret per te votuar. Keni raportime per blerje votash. Ne Erseke vota u ble me 5 mije lek te reja. Blerja e votes eshte dokumentuar. Denoj dhunen ndaj qyetareve dhe blerjen e votes. Po blejne vota edhe pse nuk ka zgjedhje por votim te organizates se Rilindjes.”, është shprehur Mano.