Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar pas anulimit të takimit me kryeminstrit e Kosovës Albin Kurti, i cili ishte ditën e sotme në një vizitë zyrtarë në Tiranë.
Megjithëse fillmisht u bë me dije se vizita u anulua për shkak se Kurti kishte në axhendë një takim me ministrin e jashtëm italian në Kosovë, dhe nuk i dilte koha për takimin me Veliajn, kryebashkiaku ka një version tjetër të anulimit të takimit.
Siç bëhet me dije nga mediat, Veliaj ka deklaruar se nuk ka patur kohë ta presë Albin Kurtin pasi kishte angazhime të tejar, me rastin e 100-vjetorit të Tiranës Kryeqytet.
“Albin Kurti ka devijuar axhendën, nuk kam kohë ta pres pasi kam anagzhime të tjera. Nuk mund ta pres sepse kemi axhendën tonë për 100 vjetorin e Tiranës.”- mësohet të ketë deklaruar Veliaj.
Anulimi i këtij takimi vjen pas përplasjeve që u shënuan mes Ramës dhe Kurtit, për çështjen e Minishengenit, ku kryeministri Rama tha se nuk mund të ketë makroshengen shqiptar, sa kohë që Kosova nuk bëhet pjesë e minishengenit Ballkanik, pjesë e të cilit është edhe Serbia. (Lexo te plote lajmin)
Gjatë kësaj vizite disaorëshe në Tiranë, e para në cilësinë e kryeministrit, Kurti zhvilloi takime me Ramën, Ruçin, Metën e Bashën, ku kërkoi që marrëdhëniet mes dy vendeve të forcohen edhe më shumë.
Në takimin mes Ramës dhe Kurtit u ra dakord, që të ketë një mbledhje të përbashkët qeverie mes të dy vendeve, e cila pritet të mbahet në javët në vijim në qytetin e Shkodrës.
(M.Q/Faxweb.al)