Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka anuluar takimin me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili ishte parashikuar të mbahej sot në mesditë.
Zyrtarisht takimi është anuluar me pretendimin se Kurti kishte në axhendë një takim me ministrin e jashtëm italian në Kosovë, dhe nuk i dilte koha për takimin me Veliajn.
Anulimi i këtij takimi vjen pas përplasjeve që u shënuan mes Ramës dhe Kurtit, për çështjen e Minishengenit, ku kryeministri Rama tha se nuk mund të ketë makroshengen shqiptar, sa kohë që Kosova nuk bëhet pjesë e minishengenit Ballkanik, pjesë e të cilit është edhe Serbia. (Lexo te plote lajmin)
Gjatë kësaj vizite disaorëshe në Tiranë, e para në cilësinë e kryeministrit, Kurti zhvilloi takime me Ramën, Ruçin, Metën e Bashën, ku kërkoi që marrëdhëniet mes dy vendeve të forcohen edhe më shumë.
Në takimin mes Ramës dhe Kurtit u ra dakord, që të ketë një mbledhje të përbashkët qeverie mes të dy vendeve, e cila pritet të mbahet në javët në vijim në qytetin e Shkodrës.
(E.K/Faxweb.al)