Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Një humbje e pazëvendësueshme”, Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të aktores Marika Kallamata

Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare aktorja e njohur, Marika Kallamata ndërsa ka reaguar edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta i cili ngushëllimet e tij ndaj familjes, duke e cilësuar të ndjerën si një artistë të shquar ikja e të cilës është një humbje e pazëvendësueshme për teatrin dhe kinematografinë shqiptare!

Meta shkruan se Kallamata ka lënë vepra me anë të rolevë të saj në skenë ndërsa  garanton se do të nderohen me respekt dhe do të mbahen mend gjithmonë.

“Ndarja nga jeta e artistes së shquar dhe të dashur Marika Kallamata, është një humbje e pazëvendësueshme për teatrin dhe kinematografinë shqiptare!
Trashëgimia e pasur artistike, galeria e roleve të interpretuara me mjeshtëri të rrallë dhe të gjitha kujtimet që na la pas, nderohen me respekt dhe do të mbahen mend gjithmonë.
Duke ndarë dhimbjen, u përcjell ngushëllimet më të sinqerta të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të saj, si edhe të gjithë artdashësve shqiptarë!”, shkruan Meta.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *