Presidenti i Republikës, Ilir Meta duke folur nga Presidenca ditën e sotme, ka marrë në mbrojtje biznesmenin denoncues Erion Mane.
Teksa biznesmeni i agjencisë turistike bëhej gati të tregonte me fakte si gjobitet vazhdimisht në mënyrë të padrejtë, Presidenti Meta e garantoi që mos të ketë frikë sepse nga ky moment është nën mbrojtjen e tij dhe do nëse i ndodh gjë atij atëherë kjo gjë do të kthehet në personale mes tij dhe “bablokut të Rilindjes”.
“Vazhdon komunikimi që mund të jetë në dispozicion të SPAK. Ky numër s’ka qenë në telefonin tim. Që nga ky moment Erjon, të kam në besën time. Çdo gjë që të ndodh ty e kam personale me bablokun e rilindjes. Një situatë skandaloze që tregon se si patronazhistët ndjekin dhe survejojnë gjithë qyt e tek që bëjnë postime kundër qeverisë ose pro opozitës dhe më pas ua shpërndajnë drejtorive të partive shtet dhe përmes tyre iu krijohen pengesa të paligjshme që tua bëjnë jetën të pamundur.”, tha Meta.
(E.H/Faxweb.al)