Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar këtë të hënë një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp ku ka publikuar mesazhet e një biznesmeni në Shqipëri i cili është kërcënuar dhe gjobitur për shkak të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’.
Meta u shpreh se pasi ka dëgjuar rastin e Erion Manes kanë vendosur ta bëjnë atë publike dhe kërkojnë që SPAK të hetoj këtë rast.
Presidenti shtoi se postimet në rrjetet sociale dokumentohen dhe mbahen në arkiva për të gjobitur .
Meta:
“Ditën e shtunë, këtë të shtunë marr një sms nga një qytet emrin e të cili se kisha në celularin tim. Ai më thotë; “Përshëndetje! Erjon Mane nga Matia Travel ju shqetëson. Kam diçka shumë serioze për çështjen e patronazhistëve. Kam kaq kohë që biznesi im kërcënohet dhe gjobitet. Sot e zbulova patronazhistëve”.
Ai më thotë; “A ta publikoj me lejen tuaj? Dua të përballem në emision me ndihmën tuaj. S’më tremb asgjë nga gjobat e këtyre horrave. Të gjobitesh në 2021-shin se ke nxjerr fotot të një politikaneje, është të ikësh nga vendi të kërkosh azil”. Nxjerr dhe numrin e Gonxhes. Vazhdon komunikimi që mund të jetë në dispozicion të SPAK.
“ Është një bisedë sot thotë. Edhe i kërkoj llogari pse unë gjobitem për diçka që ma kanë autorizuar ata. Më dërguan foton e postimit të tij dhe e kishin mbajtur në telefon. Zotëria është takuar me mua . Pasi ka bërë një takim në presidencë me mua ka marrë edhe gjoba të tjera.
Që nga ky moment Erjon, të kam në besën time i them. Çdo gjë që të ndodh ty e kam personale me bablokun e rilindjes. Një situatë skandaloze që tregon se si patronazhistët ndjekin dhe survejojnë gjithë qysh e tek që bëjnë postime kundër qeverisë ose pro opozitës dhe më pas ua shpërndajnë drejtorive të partive shtet dhe përmes tyre iu krijohen pengesa të paligjshme që tua bëjnë jetën të pamundur.
(R.G/Faxweb.al)