Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Mendova se më thirrën për vajzën”, Fatmira Hajdari flet për refuzimin e vizës amerikane: Betohem para jush dhe popullit që jam gjyqtarja më e ndershme në Republikë

Gjyqtarja e Apelit Fatmira Hajdari ka folur para KPK për refuzimin e vizës Amerikane duke thënë se nuk ka pasur dijeni dhe mendonte se e thirrën për vajzën. E përlotur, shprehet se i ka shkruar drejturesit të ILDKPI për ti kërkuar shpjegim për dëmtimin e figurës.

“Unë kam plotësuar formularin dhe nuk kam pasur asnjë dijeni për revokimin e vizës. Pastërtisht e them që nuk më është refuzuar viza nga Ambasada Amerikane. I kam shkruar drejtuesit të ILDKPKI dhe i kam kërkuar shpjegim se si mund të më dëmtoj mua figurën me qëndrimin që kanë mbajtur. Kur më kanë thirrur në ambasadë kam kujtuar se më thirrin për vajzën, e cila ka jetuar dhe shkolluar prej vitesh. Kam ikur atje dhe më kanë mbajtur pasaportën. Më vonë jam thirrur dhe më kanë komunikuar se më është revokuar viza pasi isha në proces vettingu. Prandaj, në lidhje me këtë kriter nuk mund të cilësohem e papastër nga ana figurës”, tha Hajdari.

Në hetimin e KPK rezultoi se: Subjekti i rivlerësimit ka mohuar që i është penguar lëvizja në SHBA, ndërsa e vërteta është se Ambasada e SHBA ka refuzuar Hajdarin për vizë. DSIK ka dërguar një raport të dytë për figurën ku thuhet se pas verifikimeve rezulton se Hajdari ka bërë deklarim të pasaktë për kontrollin e figurës.

Sa i përket ndërtimit të pallatit pa leje, thotë se gjithçka nisi për një banesë të vogël por më pas u kthye në godinë të madhe. Ndërkohë që betohet se ka qenë e ndershme me deklarimet.

“Djali më shikonte në vështirësi dhe dëshironte të më ndihmonte. Ndërtesa që është sot 10 katëshe ka filluar si banesë për banim, por më vonë është kthyer në godinë të madhe.

Kemi përdorur para cash, nuk ka pasur karta, vetë ILDKPKI ka qenë informale, nuk na ka dërguar siç duhet formularët. Betohem para jush dhe para popullit që kam punuar me pastërti, pasi pavarësisht deklarimeve në kohë kam qenë e ndershme. Kam qenë vetja gjithmonë dhe nuk ka pasur askush asnjë ankesë për mua. Sot kohët kanë ndryshuar dhe deklarimet gjithashtu. Betohem se kam qenë një ndër gjyqtaret më të mira të Republikës së Shqipërisë”, tha Hajdari.

Avokati i saj mbrojtës, Maksim Haxhia thotë se nuk flitet për fshehje pasurie dhe sipas tij, gjithçka vërtetohet me anë të llogarive.

“Nuk kemi krye fshehje pasurie dhe kërkojmë nga ana juaj për të sqaruar dhe vendosur në lidhje me aftësinë profesionale. Në lidhje me pasurinë gjykojini të ardhurat dhe shpenzimet, të cilat sipas llogarive tona janë të sakta”, tha Maksim Haxhia. (A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *