Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Fatmira Hajdari fsheh refuzimin e vizës amerikane, zbardhet raporti për pastërtinë e figurës së saj

Po mbahet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit seanca ndaj gjyqtares së Apelit Fatmira Hajdari, ku janë konstatuar disa shkelje sa i takon deklarimit të pasurisë dhe pastërtisë së figurës.

Në ndryshim nga ILDKPI, e cila konstaton se Hajdari ka bërë deklarim të saktë të pasurisë, KPK konstaton një seri me shkelje të Hajdarit, pasuria e të cilës është 18-fishuar gjatë 20 viteve që ka qenë në detyrë si gjyqtare.

DSIK ka kryer verifikimin e figurës, ndërsa rezulton se ka mospërputhje sa i takon deklarimit të Hajdarit, që ka fshehur refuzimin e vizës amerikane,

Në hetimin e KPK rezulton se: Subjekti i rivlerësimit ka mohuar që i është penguar lëvizja në SHBA, ndërsa e vërteta është se Ambasada e SHBA ka refuzuar Hajdarin për vizë. DSIK ka dërguar një raport të dytë për figurën ku thuhet se pas verifikimeve rezulton se Hajdari ka bërë deklarim të pasaktë për kontrollin e figurës.

Vetë Hajdari nga ana e saj i ka qendruar versionit se nuk ka qenë në dijeni për refuzimin e vizës,  dhe se nuk ka aplikuar kohët e fundit.

Sa i takon pasurisë së Hajdarit, KPK ka vërejtur mospërputhje të deklarimit të një apartamenti në deklarimet e vitit 2003 dhe në deklaratën vetting. Hajdari nuk ka deklaruar një truall në vitin 2015.

887m2 truall, nuk e ka deklaruar në 2013, 2015 dhe në deklaratën vetting. Tre njësi dhe 12 apartamente ndodhur te Vilat Gjermane, 207,400 euro, pasuria në total. KPK konstaton se subjekti nuk ka deklaruar fillimin e punimeve investimin në një godinë 5 katëshe, dhe gjithashtu edhe të një objekti 10 katësh, ndërsa për këtë të fundit janë regjistruar të gjitha në emër të familjarëve. Në deklaratën vetting nuk janë deklaruara qartë pasuria e lartëpëmendur 217,400 euro.

Djali i Hajdarit ka shitur një lokal me vlerë 160 mijë euro tek Qyteti Studenti, të ardhura që sipas Hajdarit janë përdorur për ndërtimin e godinës. Në lidhje me të ardhurat nga bar kafeja ndër vite është konstatuar se nuk ka qenë fitimprurëse në vitet 2009-2011, ndërsa mungon dokumentacioni i të ardhurave nga tatimet.  Nuk korrespondojnë deklarimet e bëra nga Hajdari me verifikimet e bëra nga KPK.

Hajdari ka në pronësi një automjet Benz me burim krijimi shitjen e apartamentit në 2016-ën. Nga hetimi ka rezultuar se ka burime për të justifikuar blerjen. Një tjetër makinë Benz, deklaruar nga Hajdari se është blerë nga kursimet dhe një hua. Nga hetimi i KPK rezulton se nuk ka përputhje.

Po ashtu një llogari bankare në Tirana Bank, është konstatuar me mospërputhje deklaratash. Ullishte 950m2 në Durrës. Në 2003 nuk e ka deklaruar. Po ashtu nuk ka deklaruar edhe shitjen në 2004. (E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close