Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

LSI thirrje qytetarëve për pjesmarrje masive në protestë: Policia e Shtetit të mos pengojë dhe provokojë qytetarët

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar përmes Endrit Braimllarit pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, duke deklaruar para mediave se angazhohet fuqimisht në tubimin e nesërm të thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në orën 16:40.

Braimllari bëri thirrje për pjesmarrje masive ndërsa kërkoi nga Policia e Shtetit të mos ndalojnë qytetarët të marrin pjesë në protestë dhe të mos i provokojnë ata gjatë zhvillimit të saj.

“Kryesia vendosi të mbështesë në mënyrë të vazhdueshme të gjitha aktivitetet publike të Aleancës për Mbrojtjen e Teatri. Ndaj ju bëjmë thirrje të gjitha strukturave të LSI-së dhe të afërmve të tyre të marrin pjesë në protestë. I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit të mos ndalojë dhe të mos krijojë incidente pjesmarrësve në tubuim. Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve e veçanërisht atyre të Tiranës të marrin pjesë masivisht për ti treguar edi ramës dhe klikës së tij mafioze se është populli zot i fatit të vet”, tha Braimllari.

Më herët, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një komunikimi për mediat pas përfundimit të mbledhjes me kryesinë, ka bërë me dije se janë ndarë detyrat për pjesmarrje sa më masive të qytetarëve shqiptarë në protestën e nesërme në orën 16:30. Basha tha se angazhimi zyrtar i opozitës me firmën e tij për rindërtimin e Teatrit Kombëtar qëndron dhe do të bëjë rindërtimin e plotë të tij dhe vendosjen siç ishte me parametrat e përcaktuar


(F.GJ/FAXWEB.AL)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *