Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

LAJM I FUNDIT/ Përfundon mbledhja e kryesisë së PD-së, Basha: Ndamë detyrat, nesër pjesmarrje masive në protestë

Kryetari i Partisë Demokratike gjatë një komunikimi për mediat pas përfundimit të mbledhjes me kryesinë, ka bërë me dije se janë ndarë detyrat për pjesmarrje sa më masive të qytetarëve shqiptarë në protestën e nesërme në orën 16:30.

Basha tha se angazhimi zyrtar i opozitës me firmën e tij për rindërtimin e Teatrit Kombëtar qëndron dhe do të bëjë rindërtimin e plotë të tij dhe vendosjen siç ishte me parametrat e përcaktuar

“Sot aleanca për mbrojtjen ka shpallur protestë për nesër në 16:30 dhe ka kërkuar prani sa më të madhe të protestuesve. Në mbledhjen e sotme është kërkuar pjesmarrje masive e qytertarëve në protestën mbarëkombëtare, që nesër të jemi sa më shumë në mbështetje të artistëve kundër këtij krimi makabër në shkelje flagrante të Kushtetuës dhe të ligjit. Një protestë jo vetëm pas shembjes së Teatrit por kundër mjerimit ekonomik si pasojë e të keqes më të madhe të vendit që është Edi Rama. Sot janë ndarë detyrat për të siguruar pjesmarrje sa më të madhe”, tha Basha

“Gjej rastin të përmend edhe angazhimin zyrtar të opozitës me firmën time për rindërtimin e Teatrit Kombëtar. Jo thjeshtë restaurimin, por rindërtimin e plotë të Teatrit Kombëtar dhe vendosjen siç ishte me parametrat e përcaktuar. Ky është një zotim që unë dhe koalicioni opozitar do ta bëjmë  realitet nesër në pushtet. Do të çojmë para drejtësisë përgjegjësit për këtë krim makabër”, vijoi kryedemokrati.

 

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *