Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

U arrestua për trafikun e 50 klandestinëve sirianë, gjykata lë në burg të riun

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg 26-vjeçarin Emiljano Lika, i cili u arrestua dy ditë më parë, si skafisti i dyshuar i mjetit gomone që tentoi të kalonte kufirin me 50 sirianë, ngjarje kjo e ndodhur në datën 8 Janar të këtij viti.

Seanca gjyqësore u drejtua nga gjyqtarja Herila Çela dhe prokuror Hyrjet Lamaj, të cilët vlerësuan si të ligjshëm arrestimin e të riut, dhe e lanë atë në burg deri në përfundimin e hetimeve.

Dy javë me parë, Policia ka vënë në pranga 2 personat përgjegjës për strehimin e shtetasve të huaj emigrantë, përkatësisht pronarin e një hoteli në Tiranë dhe pronarin e një banese në fshatin Trevllazër, Vlorë.

Rreth 50 emigrantë sirianë u tentuan që të trafikoheshin nga Vlora në drejtim të Italisë, po si pasojë e qendrimit të gjatë në det, varka e tyre pësoi dëmtime, dhe rreth 25 persona pësuan djegie dhe u dërguan me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë. (lexo edhe ketu) 

Tashmë numri i të arrestuarve për këtë operacion ka shkuar në tre, ndërkohë që Shqipëria prej kohësh është kthyer në një pikë kalimi të emigrantëve nga vendet e lindjes së mesme në drejtim të europës perëndimore.(E.K/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *