Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Katastrofë humanitare në Vlorë, 25 persona digjen në mes të detit, një pjesë e tyre nisen drejt Tiranës. Ka edhe fëmijë (Dëshmitë)

Gjendje e rënduar shëndetësore për klandestinët e shpëtuar mbrëmjen e së premtes në Vlorë.

Rreth 50  klandestinë nga Lindja e Mesme ( Sirianë)  qëndruan mbi 3 orë në përballje në det të hapur me motin e keq. Ata tentuan të kalonin ilegalisht kufirin drejt Italisë me gomone  të ndihmuar edhe nga një grup trafikantësh shqiptare. Ndërsa shumë prej tyre në gjëndje të rëndë shëndetësore i janë drejtuar spitalit Rajonal të Vlorës. 16 persona morën ndihmë të specializuar në Spitalin Rajonal të Vlorës,  ndërsa 9 burra dhe gra  nisën drejt Spitalit të Traumës, mes tyre tre fëmijë nën moshën 10 vjeçare.

Ndërsa mjeti lundrues i tipit gomone mbeti në grykëderdhjen të Vjosës për orë të tëra  për shkak të erërave të forta në drejtim jug- perëndim.

Xhilal M. Një sirian i cili po shoqëronte të motrën tha se ishte në gomone sëbashku me dy motrat dhe nipin 7 vjeçar. ”Paratë i ka paguar im vëlla , nuk e di sa lek ka paguar, ne donim të shkonim në Itali ….në Europë , kudoqoftë. Kemi qëndruar për rreth 3 orë në det, u dogjëm nga benzina.”.

Pjesa tjetër e tyre gjenden në korridoret e Drejtorisë Vendore të policisë.  Kjo e fundit në komunikatën e saj për shtyp tha se goditi një rast trafiku klandestinësh,  megjithatë salla operative u njoftua për një mjet lundrues me shtetas të huaj në bord që kërkoi ndihmë për shpëtim pasi gjendej në grykëderdhjen të Vjosës në rrezik për tu mbytur. Gomonia e përmasave të mëdha është dëmtuar dhe mbytur pjesërisht.

Në aksionin e shpëtimit morën pjesë një mjet lundrues i Rojes Bregdetare dhe dy mjete të Guardia di Finanzas Italiane. Në tokë aksioni për krehjen e territorit dështoi, ndërsa policia nuk arriti të zbardhë dhe ndaloj shqiptarët e përfshirë në trafik.

Burime jozyrtare konfirmojnë ndalimin e dy personave të dyshuar si të përfshirë. Aktualisht nuk ka të dhëna të sakta rreth gomones, nëse rezulton e trafikuar apo e rregjistruar me pronësi të rregullt në shqipëri./Afrovita Hysaj-Fax News

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.