Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar ndarjen nga jeta të profesorit të Fakultetit të Mjekësisë Arjan Pushi, i cili ishte i prekur me koronavirus.
Pushi është mjeku i parë në vendin tonë që nuk arrin ti mbijetojë sëmundjes Covid-19, pavarësisht përpjekjes maksimale të stafit mjekësor.
Prof. Arjan Pushi ka patur një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë dhe ka përgatitur shumë breza studentësh të Mjekësisë.
Lajmi i hidhur u njoftua nga miqtë e tij që prej ditës së djeshme, por burimet bënë me dije se ndodhej i intùbuar në Spítalin Infèktiv në Tiranë.
Në reagimin e djeshëm nga zyra e shtypit e Ministrisë së Shëndetësisë, u tha për mediat se lajmi për ndarjen nga jeta të Pushit nuk është i vërtetë.(A.M/Faxweb.al)