Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Ministria e Shèndetësisë përgènjeshtron lajmin për vdèkjen e mjèkut Arjan Pushi, miqtë në rrjetet sociale postojnë statuse ngùshëllimi

Mjeku Arjan Pushi u njoftua nga miqtë e tij se ka hùmbur jetën si pasojë e Covid-19 ndërkohë që për gjendjen e tij shëndetësore është raportuar edhe më herët ku burime bëjnë me dije se ndodhej i intùbuar në Spítalin Infèktiv në Tiranë.

Në një reagim të zyrës së shtypit të Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet për mediat se lajmi për ndarjen nga jeta të Pushit nuk është i vërtetë ndërsa bëhet thirrje që për lajme të tilla të ketë referime pranë burimeve zyrtare.

Ndërkohë, nuk ka një sqarim se si paraqitet gjendja e 58-vjeçarit nga ana tjetër. Arjan Pushi, mjek i njohur që shërbente pranë Qendrës Spitaliore Universitare “Nënë Tereza” u njoftua nga miqtë e tij se kishte ndërruar jetë.

Faxweb.al ju referua edhe statusit të Bernard Prognit i cili bëri të ditur lajmin duke vlerësur figurën dhe profesionalizmin e Pushit si dhe shprehur madje ngushëllimet familjes. Mjeku i hematologjisë është shtruar në gjendje të rëndë në Spitalin Infektiv, i prekur nga Covid 19. Burime bëjnë me dije për Faxëeb.al se mjeku është Arjan Pushi, 58-vjeç dhe ndodhej  i intubuar.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se Pushi nuk ka pasur asnjë sëmundje shoqëruese, dhe u prek nga Covid 19 në detyrë, teksa në repartin e homatologjisë u shënuar dhjetra raste me koronavirus, edhe në radhët e pacientëve të shtruar.

Ditelogja Anila Kalleshi është një tjetër mike e Pushit e cila ka bërë një status në rrjetet sociale e cila shkruan se ky i fundit është viktima e parë e koronavirusit në radhët e mjekëve.

“Profesori ka ndërruar jetë pas një beteje disa ditore me virusin vdekjeprurës COVID-19. Profesor Pushi nuk ka pasur asnjë sëmundje shoqëruese, dhe u prek nga Covid 19 në detyrë, teksa në repartin e homatologjisë u shënuan dhjetra raste me koronavirus, edhe në radhët e pacientëve të shtruar”, shkruan ndër të tjera Kalleshi..

“Me dhimbje të thellë, nga spitali Infektiv është regjistruar viktima e parë e koronavirusit në radhët e bluzave të bardha. Prof. Dr.Arjan Pushi, mjek Hematolog në QSUT. Profesori ka ndërruar jetë pas një beteje disa ditore me virusin vdekjeprurës COVID-19. Profesor Pushi nuk ka pasur asnjë sëmundje shoqëruese, dhe u prek nga Covid 19 në detyrë, teksa në repartin e homatologjisë u shënuan dhjetra raste me koronavirus, edhe në radhët e pacientëve të shtruar.

“E gjithë familja e kemi ndjekur me ankth të madh çdo ditë e natë gjendjen e Profesorit. Shpresonim per lajme veç tē mira. U dorëzove Profesor perpara ketij virusi te mallkuar. Ti që ndër vite shpëtove jetë njerëzish në shërbimin e hematologjisë në vendin tonë dhe mbarë trevat tona ku ka shqiptarë, Ti qē dhe kontributin tënd akademik në breza të tērē mjekësh! U prehsh nē paqe Profesor! Do të kujtojmë gjithmone Profesor. I përjetshëm qoftë kujtimi yt Miku ynë I shtrenjtë! “”, shkruan Kalleshi përkrah fotove.(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *