Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

LAJM I FUNDIT/ Meta tha sot se i dorëzoi platformën me 14 pika, reagon për Fax News Ambasada Amerikane

Ambasada Amerikane ka konfirmuar për Fax News se ka marrë platformën me 14 pika të presidentit Ilir Meta që ai iu ka prezantuar forcave politike.

“E kemi marrë plaftormën me datën 8 prill”- ka konfirmuar ambasada amerikane ekskluzivisht për Fax News, ndërkohë që presidenti Meta deklaroi gjatë ditës së sotme se ka dorëzuar në formë non paper platformën me 14 pika

Meta tha se sot takimet me ambasadoren amerikane Kim kanë qenë aq të shumta, sa nuk janë kryer me asnjë paraardhës të saj gjatë të gjithë mandatit katër apo pesëvjeçar.

Meta tha se në pozicionin e tij si kreu i shtetit ka bërë gjithçka që palët të dialogojnë dhe të ecet përpara me Reformat në vend. Meta u shpreh se platforma iu është dërguar të gjitha palëve që në datën 8 Prill, dhe ka marrë reagim vetëm për pikën 10, ku ishte emërimi kryenegociator i Zef Mazit, për integrimin e Shqipërisë në BE.

Si pjesë e propozimeve të Metës është dhe ajo për emërimet në institucionet e reja të drejtësisë, dhe një grup mbipartiak për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Po ashtu Meta kërkon që Kuvendi të tërhiqet nga ligji antishpifje, si dhe nga ligji për betimin e gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën Kushtetuese. Duke iu referuar dhe KED-së, Meta kërkon largimin e Dvoranit pasi i ka mbaruar mandati, dhe drejtimin e institucionit nga nënkryetari.

1- Mazhoranca dhe opozita (parlamentare dhe jo-parlamentare) duhet të përfundojnë me vendosmëri Reformën Zgjedhore, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe konkluzioneve të Këshillit Europian për Çështjet e Përgjithshme.

2- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të vazhdojë funksionimin, duke përfshirë ndryshimin e akteve nënligjore të tij, në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias në draft-opinionin e 6 marsit. Për tre vendet e lira (2 nga Presidenti dhe 1 nga Parlamenti), KED duhet të paraqesë listat e kandidatëve për secilin institucion sipas sekuencës kushtetuese: Presidenti – Parlamenti – Presidenti

3- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të pajtohet me pjesëmarrjen e Avokatit të Popullit në të gjithë veprimtarinë e tij dhe diskutimet, në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin.

4- Mandati i Kryetarit aktual të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi përfundon me emërimin e tre gjykatësve të Gjykatës së Lartë. Kryetari aktual i KED humbet menjëherë të gjitha të drejtat për të vazhduar ushtrimin e mandatit të tij, me vonesë të gjatë, si anëtar i Gjykatës së Lartë, dhe për pasojë si Kryetar i KED. 5- Këshilli i emërimeve në drejtësi vazhdon të funksionojë sipas ligjit, kryesohet nga Nënkryetari.

6- Parlamenti Shqiptar merret menjëherë me çdo boshllëk ligjor, në mënyrë që Presidenti dhe Parlamenti të plotësojnë vendet e mbetura bosh në KED brenda 1 viti kalendarik. 7- Parlamenti Shqiptar tërhiqet nga çdo iniciativë ligjore që ndryshon formatin dhe procedurën e betimit në detyrë të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe anëtarët e tjerë të lartë të sistemit gjyqësor.

8- Parlamenti Shqiptar tërhiqet nga “Paketa Anti-shpifje” dhe nga çdo nismë e ngjashme ligjore në të ardhmen. 9- Çdo ndryshim ligjor ose kushtetues që lidhet me reforma gjyqësore duhet të bëhet vetëm përmes konsensusit unanim të Këshillit Politik.

10- Në kuadrin e Këshillit Politik, partitë bien dakord brenda qershorit për të emëruar Shef-Negociator për anëtarësimin në BE, një ekspert të nivelit të lartë, integriteti, besueshmëria dhe profesionalizmi i të cilit është i pajtueshëm nga të gjitha palët. 11- Të gjithë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë emërohen në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe ligjore, dhe sa më shpejt të jetë e mundur.

12- Këshilli i Lartë Gjyqësor Këshilli i Lartë i Prokurorisë miraton menjëherë hartën e re gjyqësore për rishpërndarjen e burimeve njerëzore brenda sistemit të Gjykatës së Apelit dhe Gjykatat e Shkallës së Parë, dhe vazhdohet me plotësimin e vendeve bosh të krijuara nga dorëheqjet ose vettingu.

13- Këshilli i Lartë Gjyqësor duhet të përcaktojë parësore mbingarkesën e Gjykatës Administrative të Apelit, dhe të propozojë masat e nevojshme që lejon një proces të rregullt brenda afatit kohor (1 muaj) në këtë Gjykatë. 14- Parlamenti Shqiptar duhet të shqyrtojë pa interes politik, kandidatët e propozuar nga Presidenti i Republikës për Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. (M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *