Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Meta zbulon prapaskenat: Aq herë sa kam takuar ambasadoren Kim, nuk kam takuar gjithë mandatin paraardhësit e saj

Presidenti i vendit Ilir Meta në një konferencë që ka bërë sot me gazetarët, ka folur për aktualitetin politik në vend, dhe për mesazhet e forta të ambasadores amerikanë Yuri Kim. Meta tha se takimet me ambasadoren amerikane Kim kanë qenë aq të shumta, sa nuk janë kryer me asnjë paraardhës të saj gjatë të gjithë mandatit katër apo pesëvjeçar.

”Së pari kur kam parasysh Këshillin Politik, nuk kam parasysh Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, kërkohet një nivel përfaqësimi më i lartë. Të gjitha ato çështje që kërkojnë zgjidhje nga BE kërkojnë përfshirjen e opozitës reale, prandaj janë vënë këto kushte. Kërkohet rivendosja e legjitimitetit të institucioneve, sa më takon mua kam katër vjet që them stop lojërave në Reformën në Drejtësi.

Shikoni renditjet e Shqipërisë, këtë e tregojnë kushtet për integrimin e vendit në BE- shikoni sa kushte ishin në 2016-tën dhe shikoni sa janë tani. Presidenti nuk është aktor politik, por është kryetar i shtetit, dhe ka qenë në krye të detyrës duke respektuar Kushtetutën. Gjithçka ka qenë e mirëdokumentuar në aktet në mbrojtje të Kushtetutës së vendit. Le të ketë një bashkim të të gjithë këtyre palëve, dhe presidenti është i gatshëm që të tregojë se çfarë ka bërë secili prej këtyre faktorëve.

Unë nuk mund të marr përsipër të komentoj qendimet e ambasadores, por vetëm për Ilir Metën nuk mund ta ketë pasur, e kam takuar shumë herë ambasadoren, më shumë se çdo ambasador që ka qendruar me mandat të plotë, po asnjëherë nuk iu kam lajmëruar juve që jo erdhi ambasadorja, jo iku ambasadorja. Mua për gallatë nuk më kanë, aq më tepër për çështjen e integrimit europian që ka qenë kredoja ime, që nga 8 Dhjetori i 90-tës”, tha Meta.

Ndërkohë që në një tjetër pikë ku u ndal presidenti ishte dhe platforma me 14 pika që ai iu ka prezantuar forcave politike që në datën 8 Prill, dhe është reflekuar vetëm për njërën prej tyre, që ishte ajo për zgjedhjen e një kryenegociatori për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

”Në kuadrin e Këshillit Politik, partitë bien dakord brenda qershorit për të emëruar Shef-Negociator për anëtarësimin në BE, një ekspert të nivelit të lartë, integriteti, besueshmëria dhe profesionalizmi i të cilit është i pajtueshëm nga të gjitha palët”, thuhet në propozimin e Metës, që është dhe e vetmja nga pikat që është përmbushur derimë tani. (E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *