Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Si ndodhi ekzekutimi i Mond Çekiçit: Trupi i pajetë ende në makinë, gjendet automjeti i djegur i autorëve (VIDEO)

Personi i vrarë mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit dyshohet se është Edmond Koci, ose ndryshe sic njihet Edmond Çekiçi, pjesëtar i grupit të bandës kriminale të Lul Berishës.

Ai është qelluar me armë pranë Drejtorisë Arsimore Durrës. Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur pika kontrolli, dhe vijojne kontrollet e imtësishme në gjithë zonën.

Por si ndodhi ekzekutimi që tronditi Durrësin mëngjesin e sotëm? Edmondi udhëtonte me mjet me shofer dhe një automjet tjetër i ka prerë rrugën. Viktima ka dalë nga makina për të pyetur ca ka ndodhur, nderkohë një nga personat në mjetin tjetër ka qëlluar për vdekje Edmondin.

Autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja me një mjet tip Benz me targa te vjedhura ne Tiranë, i cili eshte braktisur dhe djegur nga autorët në Katund Sukth, Durrës.

“Trupi i viktimës është enda brenda në makinë. Sipas informacioneve paraprake viktima ka qenë duke dalë nga shtëpia e tij i është bërë atentati nga personat ende të paidentifikuar. Ka qenë një apo shumë persona nuk dihet. Makina e dyshuar që u përdor në atentat është gjetur më vonë e djegur. Bëhet fjalë për një mjet tip Benz. Janë shoqeruar persona të pranishëm. Sipas informacionit zyrtar të policisë nuk thuhet që ka pasur persona të tjerë me të gjatë atentatit. Ka qene duke udhetuar me shofer. Nje mjet i ka prere rrugen dhe Edmondi ka dale per t’i pyetur cfare ka ndodhur. Ne kete moment eshte qelluar  për vdekje. Mendohet se janë shoqeruar 8 persona dëshmitarë deri më tani,” tha gazetarja e Fax News nga Durrësi.

(E.H/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 52%, 7123 votes
    7123 votes 52%
    7123 votes - 52% of all votes
  • PS 29%, 3960 votes
    3960 votes 29%
    3960 votes - 29% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1277 votes
    1277 votes 9%
    1277 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 665 votes
    665 votes 5%
    665 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 565 votes
    565 votes 4%
    565 votes - 4% of all votes
Total Votes: 13590
19/03/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.