Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

U qëllua për vdekje ditën e sotme, kush është Mond Çekiçi dhe lidhja e tij me Bandën e Durrësit

Edmond Çekiçi ose siç njihet ndryshe me nofkën “Mond Çekiçi ” është 40 vjeçari që mbeti i vrarë ditën e sotme në qytetin e Durrësit.

Ai njihet si anëtar i Bandës së Durrësit, ndërkohë ai është arrestuar në vitin 2020 për “armëmbajtje pa leje”.

Personi në fjalë ka precedentë penalë, pasi rezulton i dënuar disa herë dhe nga policia e Durrësit njihet si pjesë e të ashtuquajturës banda e Durrësit. Arrestimi i “Mond Çekiçit” nw shtator 2020, është kryer nga skuadrat e policisë së Durrësit, ndërsa ai akuzohet për veprën penale të “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarit”.

“Mond Çekiçi”, konsiderohet nga policia e Durrësit si person me rrezikshmëri, pasi jo vetëm që është pjesë përbërëse e një klani kriminal në Durrës, por ai rezulton të jetë dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa lejë të armëve dhe kundërshtimit të forcave të policisë.

Në muajin Maj 2009 Edmond Koçi, është dënuar me 2 vite burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”.

Nga të dhënat operative thuhet se “Mond Çekiçi” administron disa shërbime në portin e Durrësit, nëpërmjet disa kompanive, ku ai qëndron si pronar në hije.

(E.H/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 52%, 7123 votes
    7123 votes 52%
    7123 votes - 52% of all votes
  • PS 29%, 3960 votes
    3960 votes 29%
    3960 votes - 29% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1277 votes
    1277 votes 9%
    1277 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 665 votes
    665 votes 5%
    665 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 565 votes
    565 votes 4%
    565 votes - 4% of all votes
Total Votes: 13590
19/03/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.