Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Konflikti te Petro Nini/ Përmbaruesit nuk heqin dorë, ja kur do të kthehen për sekuestrim

Pas tërheqjes së përmbaruesve dhe policisë për shkak gjendjes së rëndë të situatës dhe vëmendjes së gjerë që ajo mori, duket se konflikti në për banesën dykatëshe të “Petro Nini” në Tiranë nuk është shuar ende. Në një letër dërguar banorëve ditën e sotme Përmbarimi thotë se do të ndërhyjë për prishjen e ndërtesës  në 25 mars ora 10.

Kujtojmë se paraditen e kësaj të hënë tek “Petro Nini”, banorët kundërshtuan prishjen e ndërtesës nga përmbaruesit duke protestuar për 7 orë me radhë.

Situata nga protesta, shtrirje në rrugë dhe gjendje të fikti të disa banorëve (lexo ketu),  degjeneroi deri në përplasje fizike tyre me policinë.  Banorët thonë se prona është e tyre dhe se janë ende në proces apelimi. Ndërkohë që pretenduesi i pronës deklaron se, kjo është pronë e tij e cila i është sekuestruar pas luftës në 1944 dje i takon me ligj.

Protagoniste e kësaj historie ka qenë edhe një efektive e policisë, të cilës përveç dramës familjare si nënë e divorcuar me dy fëmijë, ditën e djeshme iu komunikua nga eprorët e saj gojarisht largimi nga puna, vendim ky i cili është tërhequr ditën e sotme (lexo ketu).

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *