Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Pati një reagim të fuqishëm në rrjet, rikthehet në punë efektivja e ”Shqiponjave”

Është rikthyer në detyrë efektivja e forcave Shqiponja Blerta Dervishi, një ditë pasi lajmi për pezullimin e saj bëri xhiron e të gjitha mediave. Dervishi u pezullua për shkak se pati një përplasje me punonjësit e përmbarimit në mbrojtje të banesës së saj.

Duket se pezullimi i saj ka zgjatur vetëm një ditë, kjo edhe për shkak të reagimeve të shumta në mbrojtje të saj në media dhe në rrjetet sociale.

“Dje më është njohur masa që jam e pezulluar me motivacionin pengesë për veprimet përmbarimore.

Koleget kanë qarë, kanë bërë detyrën në mënyrën më të mirë të mundshme unë i përgezoj si eprorët dhe efektivët.

Në rastin tim unë aty kam qënë banore, jam qytetare e thjeshtë e lirë per te mbrojtur pronën time, e lirë për të mbrojtur familjen time, e lirë për të mbrojtur fëmijet e mi se nuk kam ku te shkoj tjetër”, u shpreh dje efektivja Dervishi.(LEXO KETU)

Blerta Dervishi është një nënë e divorcuar që rrit e vetme dy fëmijët e saj, ndërsa përbën një nga shtyllat dhe të familjes, për shkak se ka një xhaxha invalid dhe një vëlla të papunë, me dy fëmijë.

Për përplasjen te Petro Nini reagoi dje dhe kryeministri i vendit Edi Rama, i cili u shpreh:

“Lidhur me ngjarjen e djeshme te Petro Nini, u provokua qëllimisht irritimi i njerëzve pa u dhënë informacion faktik. Unë do të them çfarë di unë, pasi jam informuar në detaje, që edhe për mua dje ishte irrituese. Jam kontaktuar nga banorët kohë më parë dhe e kam marrë informacionin se janë në konflikt me palën tjetër që ka fituar me gjyq. Të zotët aktuale e kanë humbur me vendim gjykate të formës së prerë, ndërsa trashëgimtarët kanë fituar”.

Rama tha gjithashtu se nuk mund ta zhbëjë vendimin e gjykatës sepse nuk është në kompetencën e qeverisë, duke argumentuar se prezenca e policisë aty ishte kërkuar nga përmbarimi, diçka të cilën sipas Ramës është e detyruar ta mbështesë.

“A është i drejtë vendimi? E kam thënë shpesh që ato vendime nuk ka asgjë që i zhbën. Por mund ta reformojë sistemin e drejtësisë dhe ta bëjë të drejtë, por s’mund të bëjë gjykatësin me vendimet e gjykatës këtë nuk mund ta bëjë qeveria.

Kur përmbarimi kërkon policinë, policia është e detyruar ta mbështesë. Policia dje zbatoi ligjin, por siç e  analizoi ministri i brendshëm, sjellja e saj nuk ishte as dinjitoze as efikase dhe pse u thirr nga përmbarimi. Por edhe pse prania ishte kërkesë e ligjit, sjellja e saj nuk ishte dinjitoze, trupa ishte nisur pa përgatitje, ku u krijuan vetëm skena të panevojshme, me njerëzit që shtriheshin në rrugë dhe policia nuk dinte se cfarë bënte.

Policia duhet të jetë më mendje dhe me zemër në lartësinë e publikut, siç tha edhe mininstri i brendshëm.

Duhet të jetë një mësim për policinë, dhe për popullin për sa i përket anës së portaleve, që rëndomë luajnë me ndjenjat tuaja”, tha Rama.

(E.K/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *