Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Kërcënimi me bombë ndaj Markelian Kuqos nga i dënuari, reagon shoqata e gjyqtarëve

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ka reaguar përmes një deklarate zyrtare lidhur me kërcënimet me bombë bërë pak ditë më parë në adresë të gjyqtarit të Korçës,  Markelian Kuqo, nga një person i dënuar.

Sipas Shoqatës Kuqo u kërcënua nga një i dënuar dhe nuk pati asnjë reagim nga strukturat përgjegjëse.

“Ngjarje të tilla, jo vetëm cenojnë ushtrimin në mënyrë të rregullt dhe efiçente të detyrës nga ana e gjyqtarëve por krijojnë edhe një pështjellim në jetën private dhe familjare të tyre”.

Kujtojmë se porositësi për bombën në makinën e gjyqtarit, i dënuari për vrasje në burgun e Drenovës Neim Behari ka folur për Fax News. Behari pranoi se ai kishte porositur vendosjen e lëndës plasëse në makinën e gjyqtarit, por që pretendon se ky nuk ishte kërcënim por vetëm paralajmërim.

Reagimi i plotë:

Gjyqtari Markelian Kuqo U kërcënua nga një i dënuar, mungesë reagimi nga strukturat përgjegjëse.Organet kompetente të veprojnë me shpejtësi. KLGJ të marrë masat e duhura.

Ngjarje të tilla, jo vetëm cenojnë ushtrimin në mënyrë të rregullt dhe efiçente të detyrës nga ana e gjyqtarëve por krijojnë edhe një pështjellim në jetën private dhe familjare të tyre. Nga ana tjetër, kur precedentë të tillë të rrezikshëm, shoqërohen me mosreagimin e organeve kompetente për ndjekjen dhe hetimin e tyre, situata bëhet akoma edhe më të rëndë e shkurajuese për trupën gjyqësore, për kryerjen e misionit të tyre fisnik të dhënies së drejtësisë.” thuhet në deklaratën e gjyqtarëve të Shqipërisë, ku ndër të tjera apelohen të gjithë organeve kompetente që të veprojnë me shpejtësinë dhe përgjegjësinë e duhur, me qëllim që personat të cilët qëndrojnë pas ngjarjeve të tilla, të marrin përgjigjen e duhur ligjore e ato të mos përsëriten më në të ardhmen.

Gjithashtu, kjo shoqatë fton aktorët politikë, dhe në mënyrë të veçantë përfaqësuesit e pushtetit ekzekutiv, që të tregohen më të përmbajtur në raport me deklaratat dhe qasjen e tyre ndaj pushtetit gjyqësor. Së fundi, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve i kërkon Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe organeve të tjera të ngarkuara, që në zbatim të detyrimeve të nenit 20 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” si dhe akteve nënligjore të dala në bazë e për zbatim të tij, të vlerësojnë situatën me seriozitet dhe të marrin të gjitha masat duhura për mbrojtjen e gjyqtarit në fjalë.” përfundon deklarata e gjyqtarëve.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *