AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Ekskluzive/ “Atij gjyqtari nuk do t’i gjendet as varri”, Neim Behari flet nga burgu: Jam anëtar i Cosa Nostras italiane…

Një ditë pasi porositi vendosjen e lëndës plasëse në makinën e gjyqtarit Markelian Kuqo, i dënuari për vrasje në burgun e Drenovës Neim Behari ka folur për Fax News. Behari pranon se ai ka porositur vendosjen e lëndës plasëse në makinën e gjyqtarit, por që pretendon se ky nuk ishte kërcënim por vetëm paralajmërim.

Behari pretendon se me gjyqtarin Markelian Kuqo ka një çështje të hapur, pasi ky i fundit ka vendosur që ta transferojë të dënuarin në një burg tjetër, që nuk ka qenë në kërkesën e tij.

Behari pretendon se Kuqo e diskriminon për shkak të bindjeve të tij politike të djathta, ndërsa shton më tej se një grup mafioz jashtë burgut punon për të përmbushur qëllimet e tij.

“Flas nga burgu i Drenovës, pranoj publikisht që ky gjyqtar ka një proces gjyqësor të hapur me mua, që ka një muaj dhe ka shkelur të drejtat e njeriut. Për shkak se unë kam bindje të djathta ai tallet me mua.

Unë kam bërë një kërkesë në gjykatën e Korçës dhe kërkoj që të transferohem nga ky burg, ndërsa Kuqo do të më çojë në një burg që unë nuk e dua, nuk ka qenë në dëshirën time. Ky zotëria më përmend mua se pse kam shtetësinë greke, pse atij do ti jap llogari unë?!”, shprehet Behari.

Neim Behari pretendon më tej se është pjesë e Cosa Nostras italiane, dhe në rast se Kuqo vijon të marrë vendime të gabuara “nuk do ti gjendet as varri”.

“Urdhërin e kam dhënë unë, jam senator i Casa Nostrës italiane. Akuzohem për veprën penale të vrasjes, për këtë jam dënuar. Më ka takuar dje drejtori i Burgut për këtë çështje, unë jam urdhërues i atij muhabeti, nëse ai nuk revokon masën ndaj meje, atij gjyqtar nuk do ti gjendet as varri. Unë kam punuar dhe për CIA-n amerikane, më njohin të gjithë”. 

Behari shtoi se Kuqo nuk do të kalojë Vetingun: Unë ja kam komunikuar këtij personi që nuk do ta kalojë Vetingun, le të jetë sa të dojë ai i lidhur me ministren dhe me kryeministrin.

E kaluara e Beharit rezulton të jetë e ‘pasur’ me raste të tilla pasi ai po vuan dënimin pikërisht si pasojë e përfshirjes së tij në ngjarje kriminale vite më parë.

Në vitin 2005 personi në fjalë ka vrarë taksistin Themi Qose në fshatin Marinëz të Fierit ku ka dashur ta grabiste dhe që më pas ka kryer një akt makabër që u komentua masivisht si dhe ngjalli një reagim të madh në atë vit.

Neim Behari, i dënuari i cili kërcënoi përmes një telefonate nga burgu i Fushë Krujës se do të kryente akte terroriste është i dënuar me 24 vjet burg për vrasjen e një taksisti në 2005.

Vendimi i tij u mor me 21 janar të 2010 nga Gjykata e Fierit, ku Neim Behari nga Lapardhaja e Beratit ishte 25 vjeç.

Ngjarja

Ngjarja ka ndodhur me 20 mars te vitit 2005, ne fshatin Marinez te Fierit, ku u gjet i vdekur taksisti Themi Qose, banues ne qytetin e Lushnjes.

I ndjeri ishte pronar i mjetit tip “Benz” me targa LU5410B. I pandehuri Neim Behari kishte shkuar ne qytetin e Lushnjes dhe prane stacionit te trenit ka pajtuar si taksist Themi Qosen me qellim mberritjen deri ne fshatin Marinez.

I pandehuri dhe viktima nuk kane bere pazar per shumen qe duhej paguar per te shkuar atje. Pasi kane dale ne rrugen dytesore, Behari i ka kerkuar taksistit 100 mije leke. Viktima s’ka pranuar duke kerkuar detyrimin per sherbimin prej 5 mije lekesh.

Ne kete moment i pandehuri ka ngritur zerin duke filluar debatin dhe makina ka ndaluar. Ne debat e siper 25-vjecari ka menduar vjedhjen e taksistit dhe gjate rezistences se Qoses ka nxjerre thiken duke e qelluar ne fyt.

Edhe pas ketij veprimi Behari e ka goditur disa here te tjera viktimen. Krimi eshte pare nga deshmitari me inicialet A. A., qe kulloste bagetite aty prane.

Sipas deshmitarit, kur i pandehuri ka pare se taksisti nderroi jete, i ka afruar makinen dhe e ka hedhur trupin ne portobagazh.

Pasi ka ndezur serish mjetin, Behari ka shkuar afer nje kabine elektrike dhe ka nxjerre trupin e Themi Qoses duke e futur brenda ne kabine, por eshte pare nga deshmitari i dyte P. N., i cili ishte roje.

Me tej ka kercenuar rojen qe te largohej dhe vete i ka hipur makines per t’u arratisur.

Pas vrasjes, Behari fshehu gjurmet e krimit

I pandehuri Neim Behari ka udhetuar me makine drejt Beratit dhe kur ka mberritur ne fshatin e tij Lapardha, ka lare ne lume mjetin qe kishte njolla te gjakut te viktimes. Me force ka hequr targat e makines duke i flakur ne lume, kurse pjesa tjeter u gjet ne makine nga policia pas hetimeve. Mjeti eshte braktisur dhe 25-vjecari ka marre me vete edhe celularin e te ndjerit.

Ka lare rrobat me qellim qe te humbiste gjurmet e krimit, kurse gjate arrestimit jane sekuestruar edhe kepucet e te pandehurit ku u gjeten njolla gjaku. Nje tjeter prove ka qene edhe celulari i viktimes qe u sekuestrua nga agjentet. Ne vendngjarje u gjet trupi i viktimes dhe doreza e thikes se krimit, kurse tehu i saj u konstatua ne trupin e te ndjerit.

Kalvari gjyqësor dhe  gjendja e rënduar psiqike e Beharit

Hetimi i ngjarjes ka nisur me 3 tetor 2005, kur u gjet i vdekur Themi Qose, por eshte pezulluar me 28 shtator te vitit 2006 pas disa seancave gjyqesore te deshtuara. Shkak i pezullimit eshte bere gjendja mendore e te pandehurit Neim Behari, qe pengonte pjesemarrjen e tij ne gjyq. Menjehere eshte nxjerre vendim per shtrimin ne psikiatri te te dyshuarit pas aktit te ekspertimit te dorezuar po ne muajin shtator te vitit 2006.

Pas disa seancash shtese eshte vendosur rifillimi i ceshtjes gjyqesore me 21 maj te vitit te kaluar, pasi mjeket psikiater vleresuan gjendjen mendore te te pandehurit si te stabilizuar nga perdorimi i ilaceve dhe se ai mund te marre pjese me vetedije ne gjykim. Por pas disa sjelljeve te crregullta te 25-vjecarit, gjykata vendosi perjashtimin e tij nga gjyqi dhe zhvillimin e seancave ne mungese, duke lejuar perfaqesimin vetem nga avokati mbrojtes.

Mbrojtja pretendoi ulje të dënimit

Avokati mbrojtes i te pandehurit Neim Behari, pretendoi ulje te ekuilibrit mendor te 25 vjecarit ne momentin e kryerjes se vepres penale, per shkak te semundjes qe ai ka pasur qe prej femijerise, por gjykata nuk krijoi bindjen mbi vertetesine e ketij pretendimi.

Provat që lanë në burg të riun

Gjykata e deklaroi te pandehurin Neim Behari per vepren penale te “vjedhjes me pasoje vdekje” dhe e denoi me 24-vjet burgim, duke i filluar vuajtja e denimit nga dita e arrestit ne flagrance, 21 mars 2005. Si prova materiale u sekuestruan doreze thike, teh thike, kanotiere dhe gjethe gjembaci.

I pandehuri mohoi grabitjen e taksistit

I pandehuri Neim Behari ka pretenduar se mes tij dhe taksistit ka pasur nje grindje, jo per shkak vjedhjeje apo grabitje dhe debati ka degjeneruar ne perleshje fizike dhe perdorim te armes se ftohte. Madje avokati deklaroi gjate procesit se sherri ka ndodhur per pagesen e sherbimit taksi te ofruar nga viktima. Po per prokurorine dhe trupin gjykues, provat dhe deshmite per ngjarjen flasin per nje krim te kryer egersisht dhe me qellim.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *