Seit Manahasa është arrestuar ditën e sotme nga Blutë e Elbasanit pasi pak ditë më parë ka keqtrajtuar një person.
Personi në fjalë është arrestuar në kuadër të një aksioni të ndërmarrë nga forcat speciale RENEA ne Peqin
Mësohet se Manahasa mbajti dhe keqtrajtoi një person në ambientet e biznesit të tij. Manahasa i arrestuar më parë si i dyshuar për vrasjen e Emiljano Ramazanit.
Familja Manahasa posedon një pikë servisi, ndërsa akuzohet se ka gisht në transformimin e mjetit tip volksvagen që autorët përdoren për të ekzekutuar Emiljano Ramazanin 39 vjec.
Gjate aksionit te Reneas ne servisin e familjes Manahasa në një mjet tip benz të çmontuar është gjetur një pistoletë tip TT.
Hetimet e hollesishme zbuluan se arma ishte vendosur nga persona te tjere asokohe, ndaj u lane te lire.
Kujtojmë se edhe ne disa ngjarje të tjera kriminale të regjistruara dy vitet e fundit pjestarët e familjes Manahasa janë shoqëruar në polici si të implikuar, por më pas jane lene te lire.
(E.H/Faxweb.al)