Detaje të reja mësohen pas operacionit të RENEA-s në Elbasan, për të shoqëruar autorët e dyshuar në ekzekutimin e Emiljano Ramazanit, ngjarje kjo e ndodhur disa ditë më parë. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se vijojnë të qendrojnë në burg dy anëtarët e familjes Manahasa, Albert dhe Seit, përkatësisht babë e bir.
Ndërkohë gjatë orëve të mbrëmjes kanë lënë qelinë 4 të shoqëruar të tjerë, anëtarë të familjes Manahasa, por edhe bashkëpunëtorë të biznesit te tyre, pasi kujtojmë që familja Manahasa posedon një pikë servisi, ndërsa akuzohet se ka gisht në transformimin e mjetit tip volksvagen që autorët përdoren për të ekzekutuar një javë më parë Emiljano Ramazanin 39 vjec.
Ndërsa janë liruar pjestarët e tjerë të familjes Kreshnik dhe Ymer Manahasa. Gjithashtu është liruar nga komisariati edhe Artur Tosku, ndërsa Bujar Dervishi ishte liruar më herët. Gjate aksionit te Reneas ne servisin e familjes Manahasa në një mjet tip benz të çmontuar është gjetur një pistoletë tip TT.
Gjate marrjes në pyetje 6 të ndaluarit kanë refuzuar kategorikisht që pistoleta ti përkasë atyre, ndërsa hedhin akuza se e gjitha bëhet nga konkurenca për ti prishur imazhin biznesit të tyre.
Kujtojmë se edhe ne disa ngjarje të tjera kriminale të regjistruara dy vitet e fundit pjestarët e familjes Manahasa janë shoqëruar në polici si të implikuar, por më pas jane lene te lire. Pas marrjes në pyetje, ndaj Albert dhe Seit Manahasa rëndon akuza e “Armëmbajtjes pa leje”. (E.K/Faxweb.al)